RMV: Në shkallë prej 1 deri në 9, rreziku për korrupsion gjatë punësimit në shtet është 9

Gjasat për korrupsion gjatë punësimit në sektorin publik janë të garantuara, tregon analiza e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit për rrezikun nga korrupsioni në këtë proces. Analiza ka konstatuar 33 pika kritike, të grupuara në 12 sfida, për shkak të kornizës aktuale juridike, për shkak të faktorit njeri dhe procesit të punësimit dhe për shkak të ndikimeve të jashtme në procesin e punësimit në sektorin publik, transmeton Portalb.mk.

Antikorrupsioni në analizën nën termin “punësimet në sektorin publik” i ka përfshirë edhe emërimet në bordet udhëheqëse dhe mbikëqyrëse në sektorin publik, “pasoja e menjëhershme e së cilës është cilësia e menaxhimit të institucioneve në fjalë”.

“Nga analiza e rrezikut del se punësimi në sektorin publik paraqet rrezik për korrupsion kur për shkak të ndikimit politik dhe përcaktimit ekzistues të kornizës ligjore e cila mundëson punësim legal në vende të “dëshiruara” në vend të gjejë kandidatë”, thonë nga Antikorrupsioni.

Format më të shpeshta të korrupsionit të cilët paraqiten gjatë punësimit në sektorin publik, sipas Antikorrupsionit janë, keqpërdorimi i pozitës zyrtare, nepotizmi, kronizmi, tregtimi me ndikim politik dhe ryshfet.

Me ligjet e sotme, procedurat për punësim, autorizimet diskrecionale të kuadrove udhëheqës, ndikimi politik, mungesa e mekanizmave kontrollues dhe përgjegjësia reale, po edhe një sërë faktorësh tjerë, Antikorrupsioni ka konstatuar 33 pika kritike në procesin e punësimit në sektorin publik.

“Gjasa që pikat kritike gjatë punësimit të “prodhojnë” korrupsion është i lartë – vlerësimi 3 (nga 3). Ndikimi i këtij rreziku nga korrupsioni mund të jetë i madh – vlerësimi 3 (nga 3), pasi që punësimet kryhen në të gjitha institucionet publike në nivel qendror dhe lokal, shtrihen në të gjitha resorët qeveritare dhe drejtpërdrejtë e ndajnë suksesin e krijimit dhe zbatimit të politikave qeveritare. Në këtë fushë ka interaksion mes sektorit publik dhe qytetarëve, pasi që fusha është e rëndësishme për tërë shoqërinë, ndërkaq njëkohësisht pasqyrohet në vlerat etike në shoqëri, veçmas në lidhje me qëllimin e përvetësimit të arsimit të mirë dhe kompetencave dhe shfrytëzimin e tyre në shoqërinë e RMV-së. Kombinimi i lartë i gjasës së madhe dhe ndikimi i rrezikut japin vlerësim më të lartë të përgjithshëm (3×3=9) në kërcënim të korrupsionit”, thotë llogaritja e rrezikut, nën të cilën theksohet konkluzioni: Punësimet në sektorin publik paraqesin rrezik të fuqishëm nga korrupsioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button