Shitja e Windows 8, dëshpëruese!

Më parë kur disa plane të caktuara të Microsoftit binin në ujë, kjo kompani gjithmonë mund të llogariste që Windowsi dhe Office do t’i nxirrnin. Por, gjykuar sipas informatave nga brenda deri tek të cilat ka ardhur blogu i dedikuar për çdo gjë që ka lidhje me Microsoftin, Winsupersite.com, shitja e Windows 8 tani për tani është larg nga parashikimet interne të kësaj kompanie, dhe është përshkruar si dëshpëruese apo zhgënjyese.

Sipas Microsoftit, sistemi i ri operativ është viktimë e paaftësisë së partnerëve prodhues të kompjuterëve që të bëjnë vend për vete dhe për Windows 8 në treg.

Windows 8 është kontrovers për shkak të interfejsit të vet të përshtatur për ekranet e ndjeshme në prekje i cili zëvendëson desktop rrethinën tradicionale të këtij sistemi operativ, si dhe për shkak të faktit që është larguar menyja Start. Ndërsa vlen të rikujtojmë me këtë rast edhe që kohë më parë kryetari i seksionit Windows, Steve Sinofsky kishte braktisur Microsoftin./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button