Elvis Naçi deri tani ka mbledhur mbi 5 milionë euro, një vajzë nga Anglia i ka dhuruar 250 mijë euro

Imami Elvis Naçi ka deklaruar sot në “Wake Up” se deri më tani fondacioni “Firdeus” ka grumbulluar 5.176.244 Euro në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti. Shqiptarët nga e gjithë bota janë bërë bashkë për të ndërtuar nga e para banesat e shkatërruara.

Me shumën e deritanishme mund të ndërtohen 260-270 shtëpi ose rreth 3 apo 4 pallate. Naçi theksoi se dëshiron që shifra të arrijë deri në 10 milion Euro dhe pse jo të ndërtohen 500 shtëpi për 500 familje.

Ai pranoi se do të botohet një libër me emrat dhe shifrat e të gjithëve atyre që kanë bërë bamirësi dhe kjo do të jetë për herë të parë në histori. Donacioni më i madh individual deri tani është 200 mijë paund (250 mijë Euro) nga një vajzë shqiptare që jeton në Angli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button