Mediat serbe, Tanjugu dhe Ministria serbe e Mbrojtjes e gëlltiti një tweet të montuar për përhapje të  mos tolerancës ndëretnike

“Foto montazhi” i një tuiti (tweet), e cili shkaktoi shumë zemërim në mediat në gjuhën serbe në Ballkan, është tema me të cilën rishtazi e morri përsipër “Raskrinkavanje” (Zbulimi) shërbim për kontrollim të fakteve dhe luftë kundër lajmeve të rreme në Bosnje-Hercegovinë dhe dëshmoi se bëhet fjalë për një tuit të “harnuar” përkatësisht të montuar keq, përkatësisht “cicërimë” e montuar që i atribuohet Emir Suljagiçit, i cili rishtazi u emërua Drejtor i Qendrës Memoriale “Potoçari”, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Foto

“Tuiti” në të cilin thuhet “Jasenovci është një shpikje çetnike. Boshnjakët e ndershëm të Divizionit Hanxhar e lëshuan mundësinë për të “fshrië” çetnikët, prandaj na ka mbetur ne në amanet”nuk është fare vepër e Suljagiçit, shkruan “Raskrinkavanje” (Zbulimi), por është një tuit i montuar krejtësisht pa shkathtësi me ndihmën e dikujt nga ueb-faqet që janë për qëllim.

Përveç kësaj, Suljagiçi e ka mohuar në mënyrë energjike se ishte tuit i tij, duke sqaruar se teksti kishte fjalë të shkruara në “ekavicë”, e të cilat ai do t’i shkruante në “jekavica”- ata e kanë shkruar “reshe” (zgjidhin) , e ai do ta shkruante “rijeshe”.

Sidoqoftë, në atë grackë u kapën shumë media serbe, përfshirë agjencinë shtetërore të lajmeve Tanjug, ndërsa lajmin e rremë e ka “gëlltitën” edhe Ministria serbe e mbrojtjes, pa i lexuar jo vetëm argumentet e Suljagiçit, por edhe nga shumë tuiterxhive tjerë, të cilët e kanë nxjerrë në pah faktin, që nëse drejtori i ri i qendrës përkujtimore me të vërtetë ka lëshuar “cicërimë” të tillë, atëherë shumë më tepër njerëz do ta shihnin atë dhe do të bënin skrinshote, përkatësisht do të kishte numër të madh provash identike, shkruan Raskrinkavanje.

Ndërkohë, shërbimi serb për kontroll të fakteve dhe luftë kundër lajmeve të rreme “Istinomer” (Vërtetmatësi) merret me një përpjekje për të plasuar të pavërteta për të “demaskuar” një aferë, përkatësisht për të zbutur pasojat e çështjes së plagjiaturës së Ministrit aktual të Financave të Serbisë, Sinisha Mali.

Përkatësisht, në një shfaqje televizive, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Mali nuk ishte i vetmi “i cili ishte hetuar, e të cilit iu revokua doktorata”, e në pyetjen për kë e ka fjalën, ai u përgjigj “Epo, i madhi Danilo Kish”, duke iu referuar veprës së famshme. nga ky shkrimtar i famshëm serb, “Varri për Boris Davidoviq”.

Por kjo është e pavërtetë, shkruan “Istinomer”, sepse në rastin e Kishit bëhet fjalë për akuzë për plagjiaturë të një vepre letrare, e cila ndër tjerash, as nuk është hulumtuar aas nuk është dëshmuar, ndërsa në rastin e doktoratës së Malit është vendim i qartë nga Universiteti i Beogradit që doktorata e ministrit aktual serb të financave është plagjiaturë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button