Kosovë, u dënua ish-ministri që e quajti “trillim” masakrën e Reçakut

Ish-ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq, u dënua të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë me dy vjet burgim, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë avokati i tij, Nebojsha Vllajiq.

“Aktgjykimi është i padrejtë, i paligjshëm dhe duhet të shfuqizohet. Është i shkallës së parë dhe jopërfundimtar deri në vendimin e Gjykatës së Apelit”, tha Vllajiq.

Teodosijeviq u dënua për një deklaratë të bërë në mars, me rastin e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s në caqet e ish-ushtrisë jugosllave – fushatë kjo që i dha fund luftës në Kosovë.

Me atë rast, Teodosijeviq tha se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

Kryeministri i Kosovës, tashmë në detyrë, Ramush Haradinaj, e shkarkoi Teodosijeviqin rreth dy javë pas deklaratës.

Haradinaj tha se “gjuha e urrejtjes” e një ministri nuk mund të tolerohet.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Teodosijeviq u dënua sepse tha “atë që secili serb e di dhe e ndjen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button