“Lajm” që nuk ka lidhje me informimin e drejtë të opinionit

Burimi: KriThink

Shpesh shohim grupe të caktuara apo partitë politike në Maqedoninë e Veriut, që kanë hapur dhe menaxhojnë një portal online që e quajnë “portal informativ” por shërben për interesa personale ose grupore. Këto “lajme” që ata i krijojnë nuk kanë të bëjnë me informimin e drejtë të opinionit. I tillë është teksti që e recensojmë.

Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli: Si ja “trusi” Grubi Musës për 50 euro !?

Data e publikimit: 05.11.2019

Data e recensionit: 18.11.2019

Recensuese:  Ajnur Bafqari

Një titull “atraktiv” është “karremi” më i mirë për kapjen e lexuesve
Në tekstin që po recensojmë, i pari bie në sy është titulli i joadekuat i tekstit, i cili e dezinformon lexuesin, e mashtron atë dhe arrin qëllime të tjera, të papranueshme nga aspekti i standardeve bazike të etikës gazetareske. Një titull si ky është i paqartë dhe e shtyn lexuesin që të bëjë interpretim të gabueshëm.

Teksti nuk e informon lexuesin
Në tekst nuk ka asnjë burim të informacioneve për atë që thuhet, dhe gjithçka është e renditur thuajse në mënyrë të pakuptimtë. Teksti nuk e ka madje as nivelin minimal të gjithëpërfshirjes së lajmit, pasi autori nuk e ka marrë mundimin të kontaktojë palën të cilën po e “sulmon”. Prezenca e komenteve është shumë evidente dhe bëhet një lidhshmëri e më shumë ngjarjeve në një tekst të vetëm, gjë që vetëm shkakton huti tek lexuesi dhe aspak nuk e arsyeton qëllimin e tij kryesor- ta informojë lexuesin.

Autori në vazhdim arsyeton veprimet e mjekut duke harruar se ai nuk e ka të  drejtën të gjykojë dhe se roli i tij është vetëm transmetimi i informacioneve.

 “E poshtërsoi Grubi mjekun strugan ndërsa kriminelat e partisë së BDI-së vriten, priten në mes qyteteve shqiptare dhe dalin nga burgu pa problem si p.sh vrasësi i komandant Shqiponjës, lufta e dy bandave kumanovare që luftuan në Reçicë të Vogël ku pati të vrarë ata janë në burg shtëpiak, apo bandave që plagosën Valon Belën dhe bandat tjera nëpër Shkup dhe shumë raste tjera”- thuhet në tekst.

Kur përfundoni një paragraf dhe nuk e dini se çfarë lexuat
Teksti është shumë i paqartë, fillimisht flet për një deputet të një partie politike që ka përshëndetur dorëheqjen e një funksionari të partisë së njejtë, ndërsa më pas akuzon të njejtin deputet se ishte pikërisht ai, është arsyeja e dorëheqjes së funksionarit në fjalë. Akuzat drejtohen vetëm në mënyrë hipotetike dhe nuk bazohen thuajse askund.

“Deputeti i BDI-së, Artan Grubi para ca ditësh përshëndeti dorëheqjen e ofruar nga zvçministri Asim Musa, dhe e detyroi mjekun Asim Musa të japë dorëheqje nga posti duke e barazuar atë me një kriminel të rangut të lartë.” thuhet në tekst.

Nuk duhet harruar se gazetari duhet të jetë i ndershëm, objektiv dhe i saktë
Autori i tekstit e ka shkelur kodin etik të gazetarëve në shumë aspekte, nuk i respekton as parimet themelore të gazetarëve.

KODI ETIK:
Gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit

Gazetari patjetër ta kultivojë kulturën e të shprehurit dhe etikën. Komunikimi i pashembullt me opinionin nuk i ka hije profesionit të gazetarit

Nëse hasni një tekst të tillë, mbani mend se ku po lexoni…. për ta injoruar më vonë
Nëse rastisni në një tekst të tillë atëherë është mirë të anashkaloni të njejtën. Nëse vetëm se jeni futur dhe keni lexuar tekstin, e pakta që duhet të bëni, është të mbani mend mirë ku është publikuar, që rradhave tjera, të mos bini pre e informacioneve të llojit të tillë. U mashtruat njëherë, mos u mashtroni më!

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button