Sipas ligjit të ri, prokurori Joveski do t’i “zgjidh” punët në Prokurorinë Speciale

Më 11 dhjetor, në rend dite përpara deputetëve në Kuvend është propozim-ligji për shërbimin prokurorial, sipas të cilit mes tjerash propozohet që për të gjitha urdhrat e parave dhe rrogat, por edhe detyrat e punës për të punësuarit në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) të kujdeset prokurori shtetëror, Lubomir Joveski, njofton Portalb.mk.

Në propozim është theksuar se të gjithë që më herët kanë qenë të punësuar në Prokurorinë Themelore Publike të kthehen në vendet e vjetra të punës, ndërkaq për të tjerët do të bëhet sistematizim.

“Për të gjitha çështjet në lidhje me marrëdhënien e punës së zyrtarëve prokurorial dhe personave të punësuar në Prokurorinë Speciale Publike të cilët kryejnë punë teknike ose ndihmëse vendos prokuror shtetëror, nëse nuk ka kryeprokuror të PSP-së”, thuhet në propozim-ligjin.

Njëkohësisht, propozohet që prokurori shtetëror të ketë kompetenca edhe ndaj hetuesve të cilët PSP i ka marrë nga MPB dhe nga Policia Financiare, ndërkaq në të ardhmen do të punojnë në rastet që do t’i hapë PTHP.

Ndryshe, me shkarkimin e Katica Janevës, u është ndërprerë funksioni prokurorëve të PSP-së të cilët u shpërndanë në prokuroritë prej ku kanë ardhur. Shkarkimi nga KPP-ja erdhi pasi që e njëjta u shkarkua në seancën plenare të 112-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV). Paraprakisht me procedurën për shkarkim, është realizuar edhe procesi i transferimit të lëndëve që dalin nga “bombat”, nga PSP-ja në Prokurorinë Themelore Publike. Lëndët e PSP-së vazhdojnë t’i përfaqësojnë prokurorët special.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button