A po ju vjen fundi lëkundjeve të tokës? Flasin ekspertët e qendrës sizmiologjike

Me siguri, pas këtyre ditëve të vështira e tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të 26 nëntorit që goditi befasisht Shqipërinë, ky është një lajm i mirë! Nuk është hamendësim, por konstatim i ekspertëve të fushës dhe qendrës së sizmiologjisë Europiane-Mesdhetare, shkruan Class.

Tërmeti
Tërmeti

Kjo qendër ka arritur në përfundimin se aktiviteti i lëkundjeve të tokës do të rikthehet në nivelin normal. “Siç mund ta shohim (tabela sipër), vala e pasgoditjeve të tërmetit shkatërrimtar për Shqipërinë po vjen duke u shuar”, ka theksuar kjo qendër në postimin e saj në Twitter.

Tërmeti
Tërmeti

Por kujdes, sipas këtij institucioni shkencor jo gjithçka mund të quhet lehtësisht e përfunduar: “Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal”, thonë ekspertët e qendrës.

Le të shpresojmë dhe lutemi bashkarisht që nuk do të ketë më një 26 nëntor të dytë me pasoja fatale në jetë njerëzisht dhe pasoja shkatërrimtare në godina, pallate, shtëpi, institucione, kudo!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button