Edi Rama e pranon për mediat italiane: ‘Po, Kristi Reçi ishte e fejuara e djalit tim’

Tërmeti tragjik i mëngjesit të së martës së 26 nëntorit la pas shumë pasoja fatale! 51 jetë njerëzish të humbura nën rrënoja, dëme të konsiderueshme materiale praktikisht në dy qytetet më të prekura nga goditja, siç ishin Thumana dhe Durrësi, si edhe shumë panik, e frikë mes njerëzve se mos ndoshta historia përsëritet, shkruan Class.

Ditë pas dite, mediat zbardhën identitetet dhe historitë e personave që humbën jetën nga tërmeti, mes tyre fëmijë, të moshuar, e familje të plota që u shuan tragjikisht! Një prej tyre, ishte familja Reçi që banonte në pallatin gjashtë katësh në lagjen 18 të qytetit të Durrësit. Eduard dhe Dolora Reçi u nxorrën pa jetë nga rrënojat bashkë me dy fëmijët e tyre, Kristi dhe Klaus. Për Kristin e ndjerë, dermatologen me perspektivë në mjekësinë shqiptare ëndrrat u shuan në mes!

Kristi Reçi
Kristi Reçi

E mes dozës së mirënjohjes dhe keqardhjes për të gjitha ata që ndër vite bashkëpunuan dhe e njohën Kristin, shumë media ato ditë shkruan se Kristi ishte e dashura e Gregor Ramës, djalit të kryeministrit të vendit.

Gregori, Kristi Reçi dhe Rama
Gregori, Kristi Reçi dhe Rama

“U prehsh në paqe Kiki”, shkroi Greg Rama në një postim në Instastory-n e tij duke ndarë ndarë dhimbjen e madhe me të gjithë, por vetëm dje gjithçka është sqaruar mbi raportin mes të dyve!

Dedikimi

Për herë të parë, Edi Rama, kryeminstri i vendit si i ftuari special në emisionin “Porta a Porta” të Bruno Vespës në Itali, ka pranuar publikisht në studion televizive se Kristi ishte e fejuara e djalit të tij!

“Po është e vërtetë. Më lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të veçantë dhe ky detyrim për të qenë kryeministër i një vendi që kaloi këtë tragjedi, unë nuk kam dashur të flas për këtë. Kjo nuk është diçka që nuk ka të bëj vetëm me mua dhe familjen time, por me të gjithë ne. Kjo thjesht e shtoi atë detyrimin tonë të brendshëm për të bërë gjithçka”, u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button