Zaev tre herë është takuar me Makronin: Tani jam optimist real

Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetje gazetareske porositi se nga optimist është bërë në “optimist real” në lidhje me fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

I pyetur nëse ka pasur rast të bisedojë me presidentin francez, Emanuel Makron në takimin e liderëve të NATO-s në Londër, Zaev tha se tre herë ka këmbyer mendime.

“Besoj se do të ketë vendim të mirë, kohë të mirë për ne, tani jam optimist real. Punët po lëvizin në drejtim pozitiv, e jona është që të vazhdojmë të punojmë, të vazhdojmë me reformat dhe shpresoj se vendimi i vërtetë do të miratohet , gjegjësisht gabimin historik që e ka bërë të rregullohet, nuk dua me atë të shpërndajë optimizëm assesi, duhet të jemi të përkushtuar në evropeizimin e Maqedonisë me më shumë vlera dhe reforma, ndërkaq sapo të vendosin do të na tregojnë”, tha kryeministri Zaev.

Menjëherë pas tij është deklaruar edhe vetë presidenti Makron, në lidhje me bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe edhe njëherë porositi se pa reformë paraprake të procesit negociues të zgjerimit, ai nuk do të japë dritë jeshile për bisedime dhe shpresoi se ajo do të ndodh përpara samitit të majit BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb.

Ndryshe, Zaev, dje mbajti fjalim para liderëve të NATO-s në Takimin e Londrës, ku theksoi se kemi vulosur tashmë që RMV-ja të jetë bashkë me aleatët e bashkuar për liri, paqe dhe demokraci.

Kryeministri Zaev shprehu faleminderit për shpejtësinë e ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, si një fakt se sa është e mirëseardhur vendi në NATO.

Zaev premtoi se RMV do të vazhdojë të kontribuoje si partner i sigurt i NATO-s në luftën kundër terrorizmit.

“Anëtarësimi i RMV-së në NATO është faktor stabilizues për rajonin dhe motiv për vendet e Ballkanit perëndimor që angazhohen për të qenë anëtarë të NATO-s”, theksoi Zaev.

LEXO: Zaev në takim me kryeministrin britanik Xhonson: Marrëdhëniet mes dy shteteve mike po përforcohen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button