100 varre hebrenjsh janë dëmtuar me kryqe svastike

Rreth 100 varre hebrenjsh janë dëmtuar me kryqe svastike në një varrezë hebraike në Strasburg, duke shënuar kështu një tjetër sulm kundër hebrenjve.

Fshati i vogël, i quajtur Uesthofen, ka 1600 banorë. Varreza me 700 varre është shumë pranë fshatit, dhe 107 prej tyre u dëmtuan nga svastikat dhe nga numri 14, që konsiderohet një simbol supremacie, transmeton Top Channel.

Prokuroria ka nisur hetimin dhe e ka shtuar te një listë e tërë sulmesh vandale që kanë ndodhur kohët e fundit kundër hebrenjve në Francë.

98 var re u dëmtuan edhe në vitin 2018, në Quatzenheim dhe në Herrlisheim, zona të tjera pranë Strasburgut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button