Stoltenberg: Anëtarët e NATO-s të angazhuar për të luftuar terrorizmin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se të gjithë anëtarët e NATO-s janë të angazhuar të luftojnë terrorizmin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media pas Samitit të liderëve të NATO-s në Londër, Stoltenberg tha se sulmi ndaj çdo vendi anëtar do të shihet si sulm ndaj të gjithë anëtarëve.

“Ne qëndrojmë së bashku mbi nenin 5, të gjithë për një dhe një për të gjithë”, tha Stoltenberg.

Shefi i NATO-s po ashtu tha se Aleanca ndjek nga afër dhe mbështet procesin e paqes në Afganistan.

Lidhur me blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga ana e Turqisë, Stoltenberg tha se S-400 nuk do të integrohet kurrë në sistemet e NATO-s dhe do të jetë një sistem që do të “mbahet vetëm”.

Ai po ashtu tha se nga Aleanca është miratuar një plan i mbrojtjes lidhur me vendet baltike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button