Kundërspin: Nga viti 2008 kushti i vetëm për në NATO ka qenë marrëveshja me Greqinë për emrin

Me shumë lehtësi shpesh mund të kapërcehen faktet në luftën politike për marrjen e qeverisë, po ashtu, këto ditë jemi dëshmitarë se për Hristijan Mickoskin marrëveshja me Greqinë për ermin nuk ka qenë kushti për hyrje në NATO, njofton Vërtetëmatës.

Hristijan Mickoski në intervistë për Deutsche Welle tha spinin në vazhdim:

Spin: Siguruan anëtarësimin në NATO (DW).   – Anëtarësimi në NATO është çështje e cila fillon shumë më herët, që në vitin 2018 (H.M.) Kusht ka qenë zgjidhja e çështjes së emrit. (DW) – Nuk do të kisha thënë se ka qenë kushti. (H.M.) Sekretari gjeneral i NATO në çdo deklaratë ka përsëritur se pa zgjidhje mes Greqisë dhe Maqedonisë, anëtarësimi është i pamundur. (DW).  – Nuk mund të pajtohem se është falë asaj Marrëveshjeje, por po, kërkohej nga ana e NATO-s zgjidhje për problemin të cilin e kishim me fqinjin jugor. (H.M.) 

[Burimi: DW – Mickoski: Zaev pret humbjen dhe përgjegjësin…, data 14.11.2019]

Kundërspin: Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në intervistën për Deutsche Welle publikuar para disa ditëve shtrembëroi të vërtetën rreth anëtarësimit të Maqedonisë së NATO.

Më saktë, konstatimi i gazetares se marrëveshjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në veçanti me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe për elemente të tjera të ndërtimit të fqinjësisë së mirë dhe miqësisë siguruan anëtarësimin në NATO, Mickoski së pari shtrembëron të vërtetën me fjalinë “nuk do të thosha se ka qenë kusht”, që më pas, të pranojë: “…po, kërkohej nga ana e NATO-s zgjidhja e problemit të cilin e kishim me fqinjin tonë jugor”. 

Është e vërtetë se Mickoski si lideri i opozitës ka të drejtë të paraqes kundërshtarët e vet politik në mënyrë të gabuar, por para së gjithash dhe mbi të gjitha, në atë rrugëtim politik në skenën publike në vend, nuk duhet të mohojë faktet.

Për këtë, shumë shkurtë, ja faktet.

Samiti i NATO-s në vitin 2008 u mbajt në Bukuresht në fillim të prillit. Në samit ishin të ftuar të marrin pjesë edhe vendet kandidate të atëhershme për anëtarësim si Shqipëria, Kroacia dhe Republika e Maqedonisë.

Si përfaqësues i atëhershëm i Republikës së Maqedonisë në Bukuresht një dit para samtit udhëton vet presidentit i atëhershëm Branko Cërvenkovski dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Për personat e painformuar, përfshirë këtu edhe Mickoski, kreu i shtetit – presidenti Cërvenkoski dhe partia e tij prej të cilës rridhte, LSDM dhe kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski dhe partia e tij të cilën e përfaqësonte, VMRO-DPMNE, kanë arritur marrëveshje të fshehtë, se nëse diçka ndodh me pranimin e referencës RIJM, RM mund të detyrohet të zgjidh problemin me Greqinë, me zgjidhjen “Republika e Maqedonisë (Shkup)” edhe atë për përdorim të jashtëm. Kjo asnjëherë nuk u vërtetua zyrtarisht, por në intervista të ndara dëshmitarët politik në atë kohë e thoshin këtë. Në të vërtetë, bëhet fjalë për propozimin e ndërmjetësuesit të OKB-së, Methju NImic, dhënë një muaj para samitit, në mars të vitit 2008.

Para vendimeve finale në samit, me 2 prill, presidenti i atëhershëm amerikan, Xhorxh Bush dha deklaratën në të cilën thotë:

Në shenjë të pranimit të tyre, NATO nesër do të merr vendim historik për pranimin e tre kombeve të Ballkanit: Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Shtet e Bashkuara fuqishëm mbështetin ftesën e këtyre kombeve për hyrje në NATO. Këto vende kaluan rrugën më të rëndë të reformave dhe ndërtimin e shoqërive të lira prosperuese. 

Prej kur Maqedonia nuk u pranua, dhe për atë sepse nuk kishte konsensus për shkak të bllokimit nga Greqia, NATO me 3 prill tha Deklaratë për Samitin në të cilin në pikën e 20 thuhet si në vazhdim:

U pajtuam se ftesa për Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë do të propozohet para së gjithash arritja e një vendimi të pranueshëm për problemin me emrin. Ne inkurajojmë vazhdimin e negociatave pa vonesa dhe presim që ato të përfundojnë sa më shpejtë të jetë e mundur. 

Kaluan edhe dhjetë vite nga samiti i NATO-s vitin a kaluar, në të cilin vendi mori ftesë zyrtare që të bëhet anëtare dhe nënshkroi protokollin, i cili tani është në fazën finale të ratifikimit. Ftesa erdhi menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, në samitin e NATO-S në qershor të vitit 2018, ndërsa nënshkrimi i protokollit prej kur vendi ndryshoi emrin, me 6 shkurt të këtij viti.

Prej këtu, edhe pse një moment kishte kritika nga NATO se shteti i robëruar në kohën e Gruevskit largon shtetin nga NATO, është tërësisht e qartë se problemi real për anëtarësim ka qenë marrëveshja me Greqinë. Për këtë, deklaratën e Mickoskit e vlerësojmë se është shtrembërim i pastër i të vërtetës, gjegjësisht spin. Edhe kjo është vazhdimësi e qëndrimit të VMRO-DPMNE-së nën udhëheqësin e Mikoskit, të cilin e kishte që vitin e kaluar, një ditë pas samitit të NATO-s dhe ftesës për nënshkrim të protokollit të NATO-s menjëherë kur do të finalizohet ratifikimi i “Marrëveshjes së Prespës” në Parlament, me çka u tha edhe spinin se: Zaev ka gënjyer opinioni dhe se Maqedonia nuk marr asgjë më tepër se çka marr në vitin 2008.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button