“Duma” bullgare me shumë “duma” të pasakta dhe të hidhëruara për Maqedoninë e Veriut

Gazeta ditore bullgare me orientim nga e majta “Duma” në një koment të publikuar më 2 dhjetor në ueb-faqen zyrtare, të dedikuar sesionit më të ri të Komisionit të përbashkët bullgaro-maqedonas për çështje historike, deklaron disa punë dukshëm të pa argumentuara për raportet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në tekstin thuhet që ka pasur tradhti të pushtetit bullgar – përkatësisht heqje dorë nga identiteti, lëshime në historia për t’iu “përshtatur planit amerikan për Ballkanin”, që “me asgjë nuk e kanë ndryshuar raportin e Shkupit”, i cili “në mënyrë agresive është duke i rritur pretendimet”. Veç kësaj, thuhet, edhe që Maqedonia do të hyjë në NATO “edhe përkrah sjelljes së saj anti-bullgare” dhe që kjo do t’i “jep impuls Shkupit të paraqitet me më shumë e më shumë pretendime, ndërsa Bullgaria do të duhet të harmonizohet me ‘realitetet e reja ballkanike’ të imponuara nga ana tjetër e Oqeanit.“

Mirëpo, komenti i hidhëruar, joreal, maksimalist nuk ndal këtu. Autorit i pengon edhe përdorimi i maqedonishtes në strukturat e BE-së kur Maqedonia do të bëhet pjesë e bashkimit. “Nesër korrektësia politike euroatlantike do të imponojë edhe përdorim të ‘gjuhës maqedonase’ si gjuhë pune në strukturat e BE-së, ndërsa Bullgaria, do të fryjë në supë’”. Dhe shih, për disa ditë do të paraqiten edhe pretendime territoriale drejt zonës së Pirinit”, thuhet në koment.

Të mos përmendet Bullgaria, “sjellje anti-bullgare”, njeriu do të mendojë se bëhet fjalë për tekst që del nga kuzhinat ultra nacionaliste greke.

Pavarësisht, ky koment është i hidhëruar me të vërtetën.

Si e para, gjuha maqedonase ekziston dhe është e njohur nga KB dhe nga bota. Sa dhe a nuk u pëlqen kjo të djathtëve ekstrem nga Bullgaria (në këtë rast të maskuar si të majtë), ajo dhe gjuhë e tillë do të përdoret në BE kur të futemi në union, nëse ai union dëshiron të mbetet konzistent ndaj vlerave themelore që i përfaqëson.

E dyta, në urrejtjen e vet ndaj Maqedonisë dhe maqedonasve, autori i lejon vetes të imputojë do lloj qëllimesh, pretendime territorial (megjithëse Maqedonia qartë ka deklaruar qëllime të mira fqinjësore në Marrëveshjen me Bullgarinë), por edhe më shumë të ankohet se Bullgaria, e mjera, është pala humbëse, në bisedat e Komisionit të përbashkët.

Përkundër asaj, faktet flasin diçka më tepër. Anëtarët bullgar të komisionit, duke filluar nga Angell Dimitrov, nëpërmjet Naum Kajçev, madje deri te gjithë të tjerët, si dhe historianë që nuk janë në komision, i grisën opingat prej hekuri duke vrapuar nga një media bullgare në tjetër për të demonstruar mos lëshim pe ndaj argumenteve dhe propozimeve krejtësisht legjitime të palës maqedonase, duke insistuar në interpretimin bullgar.

Veç kësaj edhe parlamenti bullgar miratoi rezolutë, ndërsa qeveria bullgare ka vendosur afro 20 kushte që Maqedonia duhet t’i plotësojë që të mund të përparojë në negociatat për anëtarësim në BE. Secili nga ato absolutisht paraqet ultimatum (ose do të pranoni që punoni gjithçka siç themi ne, ose do t’ua bllokojmë negociatat).Ndërkaq, kjo nuk tingëllon shumë si pozitë humbësi, apo jo.

Përgjithësisht, për tezën mirë të njohur bullgare për karakterin bullgar të popullatës joturke, joshqiptare, jovllehe të Maqedonisë prej gjithmonë deri më sot kemi shkruar më shumë herë, duke e lidhur maksimalizmin e këtillë duke u thirrur në përmbajtje, arkiva ruse, turke, austro-hungareze, gjermane, britanike të transmetuara në mënyrë krejtësisht korrekte në historiografinë e Maqedonisë që pjesë e madhe e popullatës gjatë kohës në të kaluarën nga mesjeta, nuk është deklaruar njëzëri si bullgare, por ka pasur edhe maqedonas, paramendoni, të cilët kanë qenë të regjistruar në grafë të atillë. . . Të painformuarit, si një shembull për punim i paanshëm i temës, mund ta kërkojnë librin “Nyja e Maqedonisë” nga Hans Llotar Shtepan, ambasadori i parë gjerman në Maqedoninë e pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button