A do të jetë kjo fotografia e vitit (FOTO)

Fotografia e dy minjve duke luftuar për një thërrime në një metro të Londrës është pjesë në mesin e shumë fotografive të jetës së egër që po garojnë për çmimin “Wildlife Photographer of the Year LUMIX People’s Choice Awards”, shkruan CNN.

Një leopard duke u larë në diell, si dhe këlyshët e ariut polar duke luajtur në prehrin e nënës së tyre, janë pjesë e garës në mesin e 25 fotografive në total – të zgjedhura online nga 48,000 njerëz nga 100 shtete, transmeton Koha.net.

Fotografi të tjera nxjerrin në pah mënyrën sesi njerëzit shfrytëzojnë kafshët, duke përfshirë një orangutan me doreza boksi.

Fansat e fotografive të jetës së egër nga e tërë bota mund të votojnë për fotografinë që pëlqejnë në këtë garë, e cila do të mbyllet më 4 shkurt të vitit të ardhshme dhe në të njëjtin muaj do të shpallet edhe fotografia fituese.

Kjo garë është zhvilluar dhe prodhuar nga Muzeu i Historisë së Natyrës, në Londër. Po ashtu, kjo garë organizohet çdo vjet dhe këtë vit po zhvillohet në bashkëpunim me kompaninë Panasonic në Britani të Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button