Interesim i ulët i qytetarëve për “Ditën e hapur” në Komunën e Tetovës

Në mungesë të kryetares së Komunës së Tetovës dhe qytetarëve, përfaqësues të 20 sektorëve të Komunës së Tetovës, gazetarët si dhe administratorët komunal, sot ishin prezent  në ditën e hapur e cila u organizua nga organizata joqeveritare “Democracy Lab”. Për t’i dëgjuar sugjerimet e qytetarëve për propozim buxhetin e vitit 2020, nga këshilltarët e opozitës prezent ishin vetëm ata të Lëvizjes BESA , shkruan Portalb.mk.

Sot është mbajtur dita e hapur në Komunën e Tetovës, edhe pse në numër të vogël, qytetarët të cilët ishin prezent në këtë ngjarje bënë propozimet e tyre në lidhje me projektet të cilat sipas tyre duhet të përfshihen në buxhetin për vitin 2020.

Të vetmit që kanë kompetencë për të propozuar në buxhetin e vitit 2020 idetë dhe nevojat e qytetarëve janë këshilltarët komunal, gazetari i Portalb.mk vërejti një mungesë të dukshme të këshilltarëve nga radhët e opozitës.

Votuesit opozitar sot u përfaqësuan vetëm nga tre këshilltarët e Lëvizjes BESA, kurse ata të Aleancës për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE nuk morën pjesë në këtë ngjarje.

Nga këshilltarët e pozitës, prezent ishin 3 të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe 1 nga Partia Demokratike Shqiptare(PDSH), asnjë nga Lidhja Social Demokrate(LSDM).

Në këtë debat e ftuar ka qenë edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e cila në moment të fundit ka anuluar pjesëmarrjen e saj.

Ndryshe, ky është viti i dyte me radhë që organizohet një ngjarje i tillë nga organizata joqeveritare “Democracy Lab”, e cila bëri të mundur që të gjithë qytetarët e interesuar të kenë mundësinë që drejtpërdrejt të komunikojnë nevojat dhe propozimet e tyre për propozim buxhetin komunal të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button