Kuvendi nuk ka nevojë për interpretim të nenit 11-të, pasi nuk ekziston

Në seancën e sotme është sjellë konkluzioni nga Komisioni parlamentar ligjvënës-juridik i cili tregoi se nuk ka nevojë për interpretim autentik të nenit 11-të nga Ligji për falje, transmeton Portalb.mk.

Ky ligj ishte miratur që në vitin 1993, ndërsa për nenin 11-të të këtij Ligji, ishte kërkuar interpretim autentik nga deputeti Sashko Kostov dhe Dime Velkov. Por, sipas deputetit të BDI-së Ejup Alimi, ky nen nuk ekziston, pasi është shfuqizuar që në vitin 2016.

Kostov theksoi që arsyeja themelore ka qenë bindja e tyre se në rendin juridik të shtetit më nuk ekziston neni 11 nga Ligji për falje, me të cilin presidenti i shtetit në rrethana të caktuara mund të falë edhe jashtë procedurës së zakonshme. Arsyeja kryesore, thekson ai,  është që Gjykata Kushtetuese ta pranojë nismën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të ish presidentit të shtetit, me të cilën e anuloi faljen për 56 persona, i aprovuar më herët.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e pranon nismën do të mund të vjen deri tek humbja e plotë e shtetit të së drejtës”, u shpreh mes tjerash deputeti Kostov.

Deputeti I BDI-së, Ejup Alimit theksoi se vendi ka nevojë për veting gjithëpërfshirës, pasi “drejtësia selektive ekziston në shtet dhe e gjithë kjo zhurmë do të vazhdojë pasi jemi në prag të fushatës parazgjedhore. Nga kjo drejtësi selektive, padrejtësi më shumë u është bërë qytetarëve nga bashkësia etnike shqiptare”, u shpreh Alimi.

Deputeti nga Lëvizja BESA, Fadil Zendeli  theksoi se është për çdo nismë për luftimin e korrupsionit, dhe se kjo qeveri tashmë ‘ka humbur besueshmërinë për të diskutuar këto tema’, pasi kishte mundësi me gjithë mjetet për të luftuar krimin.

Me këtë konkluzion, Kuvendi nuk ka nevojë të jep mendimin autentik për nenin 11-të nga Ligji për falje.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese është një hap para anulimit të të gjitha akuzave, hetimeve dhe proceseve gjyqësore që janë ngritur kundër ish zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët u amnistuan nga ish-Presidenti Gjorge Ivanov më 12 prill 2016. Një muaj më vonë, Ivanov i revokoi amnistitë.

Nëse kjo nismë kalon në Gjykatën Kushtetuese, do të aktivizohen amnistitë që iu dhëna më shumë se 50 të dyshuarve, të pandehurve, dëshmitarëve në procedurat e PSP, për të cilat Ivanov atëherë arriti të mbledhin të dhëna, nga prokuroria e atëhershme e Marko Zvrlevskit, se kundër tyre ishim nisur procedura dhe i amnistoi.

Ish kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të brendshme Gordana JankulloskaMartin Protogjer, Mile Janakieski, Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Toni Jakimovski, Edmond Temellko, ish kryetarët e komunave Toni Trajkovski dhe Vlladimi Talevski, pastaj të gjithë anëtarët e njësitit alfa të akuzuar në “Tortura”, Bedredin Ibraimi, Menduh Thaçi, gjyqtarja Svetllana Kostova, ish-ministri Lupço Dimovski … si dhe i ndjeri Kosta Krpaç, por edhe Zarko Llukovski, i cili vdiq sot, janë ndër zyrtarët e akuzuar dhe të dyshuar t ë cilët ishin amnistuar. Gruevski dhe Jankulloska janë dënuar dhe Gruevski, Ibraimi,  Mijallkov dhe Thaçi janë dënuar me burg, por asnjëri prej tyre nuk është në burg, të gjithë janë në procedurë të ankimimit.

“Ringjallja” e abolimit të paligjshëm të Ivanovit, Qeveria e miratoi mendimin për interpretim autentik

LEXO: “Ringjallja” e abolimit të paligjshëm të Ivanovit, Qeveria e miratoi mendimin për interpretim autentik
LEXO: Po aktivizohen amnistitë e Ivanovit për Gruevskin, Jankulloskën, Mijalkovin, Janakievskin, Protogjerin
LEXO: Falja nga ish presidenti Gjorge Ivanov, BDI-ja është duke realizuar konsultime
LEXO: Edhe amnistia e Mukoskit, Vasilevskit dhe Tarçullovskit do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetues
LEXO: Një avokat nga Tetova e ka dorëzuar iniciativën, Gjykata Kushtetuese po e “gjallëron” amnistinë e Ivanovit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button