Xhaferi: Kërkesa për ratifikimin e Protokollit duhet t’i dërgohet Qeverisë, jo Kuvendit

Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se nuk mundet tani të shqyrton kërkesën e partisë opozitare VMRO-DPMNE për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO, transmeton Portalb.mk.

“Nga aspekti formal një dokument që hyn në Kuvend në procedurë adekuate, është obligim i imi ta shqyrtojë aktin në mënyrë adekuate dhe lidhur me kompetencat, të veproj. Duke pasur parasysh se Kuvendi në bazë të neneve të Rregullores në të cilat thirren deputetët nuk i ka ato kompetenca, konsideroj se duhet i njëjti akt të dërgohet drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Xhaferi.

Përndryshe, VMRO-DPMNE dhe koalicioni i tij kanë paraqitur kërkesën që në Qeveri të ridërgohet nisma për parashtrim të Propozim-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për NATO. Pikërisht për këtë, Xhaferi theksoi se kërkesa duhet të dërgohet në Qeveri.

“Sipas neneve të cituara edhe nga Kushtetuta edhe nga Rregullorja, kanë të bëjnë me kompetencat e Qeverisë e cila edhe sipas Kushtetutës është kompetente të nisë dhe të parashtrojë Propozim-ligj për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare apo cilit do ligj që ratifikohet. Është kompetencë e Qeverisë dhe askush tjetër nuk mund ta ngritë atë”, deklaroi Xhaferi.

Përndryshe, grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së deri te Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar kërkesë që në afat sa më të shkurtër deri te Kuvendi ta dorëzojë Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes Veri-atlantike dhe të hyrjes së Maqedonisë në NATO, me qëllim që siç thonë ata të mos vijë deri në anulimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit.

LEXO: VMRO-DPMNE kërkoi që Qeveria ta iniciojë ratifikimin e anëtarësimit në NATO përpara shpërndarjes së Kuvendit
LEXO: Sela: Mundet të ratifikohet Protokolli për NATO, dhe mos të shtyhen zgjedhjet
LEXO: Stoltenberg pret që protokolli për hyrjen e RMV-së në NATO të ratifikohet në fillim të vitit 2020

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button