Zaev në takim me kryeministrin britanik Xhonson: Marrëdhëniet mes dy shteteve mike po përforcohen

Mbretëria e Bashkuar e përkrahë plotësisht Maqedoninë e Veriut, ndërkaq vendi me zbatimin e reformave në pajtueshmëri me vlerat e NATO-s dhe BE-së, plotësisht meriton vend në aleatët euro-atlantik, u tha në takimin mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe homologut të tij nga Mbretëria e Bashkuar, Boris Xhonson, që u mbajt në Londër gjatë kohës së mbledhjes së liderëve të NATO-s, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev në takim ka theksuar se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër për këto procese dhe se në dy vitet e kaluara ka qenë e fokusuar në plotësimin e të gjitha kushteve të domosdoshme që të tregojë se është e gatshme për anëtarësim të plotë në NATO dhe BE.

Në takim dy kryeministrat e kanë theksuar përforcimin afatgjatë të marrëdhënieve mes dy vendeve si vërtetim për miqësinë e afërt dhe mbështetje bilaterale, tani edhe në kuadër të aleancës në NATO.

Kryeministrat Zaev dhe Xhonson e kanë ndarë përkushtimin e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, por edhe përkrahjen për zhvillimin dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button