Erion Veliaj merr vendimin e rëndësishëm për familjet e prekura nga tërmeti

Në kuadër të të gjithë vendimeve që këto ditë po ndërmerren nga qeveria apo bashkitë kryesore në vend, kryetari i Bashkisë më të madhe në Shqipëri, Erion Veliaj bëri me dije gjatë një mbledhjeje me fokus pasojat dhe të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit dy vendime të rëndësishme, shkruan Class.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje vendimin për pagesën e plotë të qirasë për një periudhë një vjeçare për rreth 1082 familje, banesat e të cilëve janë dëmtuar dhe janë bërë të pabanueshme. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se pagesa do bëhet e vlefshme edhe për muajin dhjetor.

Pasojat nga tërmeti
Pasojat nga tërmeti

“Vendimi i dytë është ndoshta vendimi më i rëndësishëm që marrim sot: Për pagesën e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për familjet që janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Nuk është vetëm një vendim financiar, është edhe një vendim për thjeshtimin e procedurave se si këto familje duke nisur nga nesër do aplikojnë për të marrë 100% qira, sipas vlerës të tregut”, u shpreh Veliaj.

Më tej, ai sqaroi se përfitojnë pagesën e plotë ato familje që i janë dëmtuar shtëpitë dhe që nga akt konstatimet e hartuara nga Instituti i Ndërtimit është arritur në konkluzionin për evakuimin e tyre nga këto banesa.

Vlera e pagesës sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve, të jetë si më poshtë:
a.Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1, 18 mijë lekë.
b.Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1, 220 mijë lekë.
c.Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1, 270 mijë lekë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button