Maqedonia mysafir special i Samitit të NATO-s – njihet si partner i  ardhshëm i barabartë

Delegacioni i Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Londër për demonstrim të unitetit dhe forcës së Aleancës, si dhe për të festuar 70 vjetorin e themelimit të saj, transmeton Portalb.mk.

Zaev sonte mori pjesë në pritjen te Mbretëresha Elizabeth në Pallatin Bakingam. Pritja është e organizuar për të gjitha delegacionet, për nder të takimit të liderëve të NATO-s.

– Madhëria e saj, Mbretëresha, Princi i Uellsit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve të NATO-s, shkruan në urdhrin e familjes mbretërore në Twitter dhe është postuar fotografi e Mbretëreshës Elizabeth dhe udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse në Samit.

Maqedonia ende nuk është anëtare e NATO-s, pasi pritet ratifikimi i Spanjës që është vendi i fundit anëtar i NATO-s që nuk e ka ratifikuar ende Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancë. Në Spanjë, në gjysmën e parë të nëntorit, u mbajtën zgjedhjet parlamentare në të cilat fitoi Partia socialiste e Pedro Sançez dhe tani pritet formimi i qeverisë së re.

Njoftohet se kabineti i ri i kryeministrit të Spanjës, do të formohet së shpejti dhe pritet vetëm formalitetet në procesin e ratifikimit të Protokollit në Senatin e Spanjës.

Shteti i fundit anëtar që e ratifikoi Protokollin ishte Franca që, sipas Ministres për mbrojtje Radmilla Shekerinska, është një mesazh i fortë politik.

Media botërore sot raportojnë se aleatët “u bashkuan për të mbrojtur NATO-n nga Makroni”.

Sulmi i NATO-s nga Presidenti francez Emanuel Makron i ka bashkuar anëtarët e tjerë të Aleancës.

Presidenti francez Emanuel Makron para pak kohe deklaroi se Aleanca është në një gjendje të “vdekjes së trurit”, duke i bërë thirrje Evropës për të krijuar strukturën e vet të sigurisë. Deklarata mori një përgjigje të fortë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili tha se uniteti Evropian nuk mund të zëvendësojë unitetin transatlantik.

Sipas CNN, larg nga të qenit një aleancë e brishtë, NATO tani është shumë më pak elastike se më parë. Prandaj, kur liderët mblidhen në Londër, ata do të duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të kapërcyer disa nga dallimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button