Protestat për ajrin e ndotur, Qeveria e RMV-së i pranoi të gjitha kërkesat e shoqërisë civile

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se “me kujdes” i ka shqyrtuar dhe pranuar kërkesat të cilat i kanë parashtruar organizatorët e “Marsh për ajër të pastër” (22 organizata joqeveritare) dhe përsëri ka kërkua takim me OJQ-të, njofton Portalb.mk.

Qeveria sqarohet për secilën pikë veç e veç:

  1. Dekret për miratimin e Planit Detal Urbanistin (PDU) nga Gazi Baba për Vardarishte

Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kjo kërkesë është e pranueshme. Informojmë se PDU momentalisht i Gazi Babës për Vardarishte momentalisht është duke u harmonizuar me Qytetin e Shkupit dhe pritet që të miratohet në seancë të Këshillit të Qytetit. Pastaj, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Komuna e Gazi Babës në afat sa më të shkurtër kohor do ta shqyrtojë PDU-në e harmonizuar, pas së cilës plani do të miratohet më së voni deri në fund të vitit 2019-të.

  1. Prokuroria Publike (PP) të hapë hetim për Ohisin dhe për djegien e kabllove në Shkup

Qeveria e pranon kërkesën dhe i qëndron në dispozicion me të gjitha provat materiale që janë mbledhur nga institucionet me të cilat udhëheq, por edhe se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor e ftojmë PP-në ta dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të hapë procedurë për Ohisin dhe për djegien e kabllove në Shkup.

Me këtë duam të theksojmë se Ministria e Mjedisit dhe Inspektorati për Mjedis gjithmonë pa dallime bashkëpunojnë dhe do të bashkëpunojnë për procedurat hetimore të PP-së ose të PP-së së Shkupit, por edhe me të gjitha prokuroritë.

  1. Të miratohen në Qeveri ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mjedis Jetësor me të cilat identifikohet dhe rregullohet veprimi me zonat e kontaminuara

Qeveria e pranon kërkesën. Në ndryshime te reja ligjore për Mjedis Jetësor, janë paraparë dy nene (28-a dhe 29b) të cilët në mënyrë të drejtëpërdrejtë kanë të bëjnë me menaxhimin e zonave të kontaminuara, ndërkaq janë të lidhura me kërkesën e “Marshit për ajër të pastër”. Propozim-ndryshimet e mbulojnë mënyrën dhe metodologjinë për identifikimin e zonave të kontaminuara, llojin dhe nivelin e substancave të rrezikshme.

Propozim-ligji është vendosur si pikë në rënd dite në seancën e 130-të të Kolegjiumi të Përgjithshëm të Qeverisë, e cila do të mbahet më 4 dhjetor, pas së cilës do të shkojë në shqyrtim dhe konstatim të seancës së Qeverisë më 10 dhjetor, ndërkaq më pas do të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së veriut.

  1. Të ndalohet procedura e harmonizimit të ligjeve nga fusha e mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, mbrojtjes së pasurive natyrore, mjedisit jetësor, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera, higjiena komunale me ligjin për kundërvajtje.

Qeveria e pranon kërkesën dhe i ndalon harmonizimet.

  1. Të dorëzohet aplikacioni i përgatitur për shpalljen e Liqenit të Ohrit dhe Studençishte Bllato si vendbanim ujor me rëndësi ndërkombëtare në afërsi të Sekretariatit Ramstor.

Qeveria e pranon kërkesën. Aplikacioni do të dorëzohet pasi që të nënshkruhet aneksi i Studimit për valorizim për Bllato Studençishko, por edhe nënshkrimit të marrëveshjes për Studimin për rivalorizim të Liqenit të Ohrit mes GEF, Ministrisë së Ambientit dhe UNEP deri në fund të vitit 2019-të.

  1. Euromaksit t’i merret koncesioni për minierën Illovica-Shtuka

Në këtë rast, Qeveria këshillon se vendimi që Euromaksit t’i merret koncesioni për minierën Illovica-Shtuka, tanimë është miratuar dhe pas mbarimit të procedurës ankimore në Gjykatën Administrative, ajo do të hyjë në fuqi.

  1. Të merret koncesioni i skaduar për eksploatimin për minierën Plavica

Propozimi pranohet dhe Qeveria obligohet ta miratojë këtë vendim më së voni deri më 17.12.2019.

Ndryshe, pranimi i kërkesave vjen pasi që të premten, organizatat civile dhe qytetarët dolën në marsh protestues. Marshi mbante moton kryesore “Marshi për ajër të pastër – Revolucioni i Gjelbër” dhe u përkrah edhe nga organizatat ekologjike si:  “Të premte për të ardhme”, Iniciativa “O2”, “Eco Guerrilla”, “E dua Vodnon”, “Mos u bëj mbeturinë”,  “Rrethi i pastër”, “Sheshi liria”, “Lugina e pastër”, “Miq të rinj për tokën Maqedoni”, Lëvizja “Nëna dhe fëmija”, “Alarmi i smogut”, “Ne jemi Karposh 4”, “Ne jemi barishte”, “Në biçikletë”, Aplikacioni “Kujdesi ndaj ajrit”, Lëvizja për ajër të pastër, “EkoKarposhi 1, 2, 3” dhe “Shkupi kërkon ajër të pastër”.

Pas protestës, Zaevi kërkoi takim me OJQ-të, megjithatë të njëjtat refuzuan duke i thënë që pasi t’i plotësojë 7 kërkesat do të takohen me të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button