Deskoska u shkruajti kryetarëve të gjykatave për t’ua rikujtuar bazat e punës joprofeisonale dhe jo të përgjegjshme

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ka dërguar letër deri te të gjithë kryetarët e gjykatave dhe deri te kryetari i Këshillit Gjyqësor në të cilën theksohen ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për gjykata nga prilli i këtij viti, me theks të veçantë në bazat për punë joprofeisonale dhe jo të përgjegjshme në funksionin gjyqësor, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtojnë nga Ministria e Drejtësisë, si bazë për konstatimin e punës joprofesionale dhe jo të përgjegjshme në funksionin gjyqësor, parashihet në rastet kur gjykatësi pa arsye nuk i cakton seancat gjyqësore në lëndët të cilat i janë ndarë ose në mënyrë tjetër e zvarrit procedurën gjyqësore.

  • Bazë tjetër për konstatimin e përgjegjësisë është nëse gjykatësi nuk e merr lëndën në punë dhe për atë vjetërsohet ndjekja penale ose vjetërsohet afati për kryerjen e sanksionit për veprën penale, thuhet në kumtesë.

Më tej, në letër Deskoska thekson se nëse kryetari i Gjykatës, nuk e njofton Këshillin Gjyqësor se ndonjë gjykatës përkatës ka bërë shkelje disiplinore të nivelit më të rëndë, nga ne 75,76, dhe 77 i ligjit, dhe të njëjtën e ka bërë me qëllim që të mbulohet parregullsia, atëherë ajo është bazë për ngritjen e procedurës për shkarkim nga funksioni i kryetarit.

Në letër, ministrja gjithashtu i rikujton në obligimet që dalin nga neni 17 nga Rregullorja Gjyqësore, sipas të cilit kryetarët e gjykatave kanë kompetenca të kryejnë kontroll të rregullt në punën e gjykatës, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button