Ibra i sjell fitoren PSG-së

Paris-Saint Germaini i është kthyer fitores në Ligue 1 duke mposhtur Troyes me rezultat 4-0.
Vetëm një gol u shënua në pjesën e parë, të cilin e realizoi Maxwell, ndërsa asistoi Zlatan Ibrahimovic (17’).

Sulmuesi suedez dërgoi një tjetër asistim kësaj radhe drejt mesfushorit Blaise Matuidi, i cili e dyfishoi rezultatin (63’).

Ibracadabra pranoi një top nga Nene për ta shënuar golin e tretë (70’). Ky ishte goli i 200-të kampional i 31-vjeçarit (në të gjitha ligat ku ka luajtur – Eredivisie, Serie A, La Liga dhe Ligue 1).

Lojtari i ndeshjes realizoi edhe golin e dytë personal në këtë takim pas asistimit të Ezequiel Lavezzit (89’) dhe kështu regjistron dy gola dhe dy asistime në këtë sfidë.

Lajme të ngjashme

Back to top button