Mourinho: United kapitull i mbyllur për mua, më pëlqejnë sfidat e mëdha

Jose Mourinho, do të rikthehet në “Old Trafford” nesër në mbrëmje, pasi Tottenham i tij do të luajë në transfertë përballë Manchester United. Strategu portugez nuk ka kërkuar që të bëjë shumë polemika para duelit.

“Ky është një kapitull i mbyllur për mua. Unë u largova nga klubi, mora kohën time për të reflektuar mbi gjithçka që ndodhi. Kam marrë kohën time për t’u përgatitur për sfidën tjetër. Sinqerisht, United për mua është kapitull i mbyllur, transmeton Koha Jonë.

Nuk është punë për mua të analizoj Manchester United tani. Unë i analizoj ata si kundërshtarë, si luajnë ata. Si mund t’i mposhtim? Për mua, kjo është gjëja e rëndësishme për momentin, asgjë tjetër.

Ndihem mirë, më pëlqen të luaj ndeshje të mëdha, më pëlqen të luaj kundër skuadrave më të mira dhe të kthehem në një vend ku isha i lumtur. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët e Manchester United. Nesër, rikthehem si trajneri i ekipit që do të përpiqet të mposhtë Manchester United”, deklaroi Mourinho.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button