Trump thotë se komenti i Makronit ishte shumë i ulët

Pasi presidenti francez tha se NATO është një njësi “mendërisht e vdekur”, presidenti amerikan tha se ky koment ishte shumë i ulët nga Makroni.

Trump është në një vizitë zyrtare në Londër, për të festuar 70-vjeotrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Ai tha se NATO i ka shërbyer një qëllimi madhor, dhe se komentet e Makronit kanë qenë vërtet fyese, transmeton TCH.

Ai shtoi gjithashtu se nuk i dukej e papërfytyrueshme që Franca të shkëputej nga NATO-ja, por nuk e shpjegonte dot se pse.

Megjithatë, Trump i zbuti tonet kur doli në një konferencë të përbashkët me Makronin, dhe tha se të dy vendet kanë bërë shumë gjëra të mira së bashku, si partnerë.

Makroni e pranoi që komentet e tij në lidhje me NATO-n kanë tronditur shumë njerëz, por tha se ai vazhdon t’i qëndrojë asaj që ka thënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button