Ministri Kreshnik Bekteshi u bë pishman për subvencionet

Kreshnik Bekteshi, Ministri i ekonomisë sot informoi se subvencionet e paralajmëruar nga vetë ai për blerjen e veturave të reja nuk do të realizohen, transmeton Portalb.mk.

“Masë tjerët është ndërrimi i veturave të vjetra me veturat e reja. Për momentin, jemi duke biseduar akoma me qytetarët. Masa do të parashikon 2 mijë deri 3 mijë euro”, pati premtuar ministri Kreshnik Bekeshi.

Por, Bekteshi informoi se këto subvencione nuk do të zbatohen, për shkak faktorit kufizues për zbatim të obligueshëm të parimit “Kush vjen i pari shërbehet i pari” gjatë përzgjedhjes së subvencioneve.

“Në këtë mënyrë nëse kemi paraparë mjete të drejtpërdrejta do të ishim në gjendje të mbështesnim vetëm 500 deri në 1000 qytetarë që do të hiqnin dorë nga automjetet e vjetra. Dhe çfarë do të bënim nëse të njëjtën gjë bënin 3.000, apo 4.000 dhe 5.000 qytetarë të tjerë? Kjo është arsyeja pse ne kemi krijuar grup punues me Ministrinë e Financave dhe të Mjedisit Jetësor dhe Drejtorinë e Doganave, dhe gjatë këtij muaji, duke përfshirë këtu edhe zgjidhjet ligjore që nuk do të kenë implikime të drejtpërdrejta financiare në buxhet, do të marrim një vendim të duhur”, deklaroi Bekteshi.

Kjo masë, sikurse edhe masa për inverterët për ngrohje, ‘gazifikimin’ e veturave, llogariten masa kundër ndotjes së ajrit, që përmasat më të mëdha i arrijnë gjatë stinës së dimrit zakonisht.

LEXO: Shpallje publike për subvencionimin e ‘gazifikimit’ të veturave
LEXO: Subvencionim i blerjes së automjeteve të reja
LEXO: Subvencion deri 3 mijë euro për veturat e reja në RMV

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button