ASH-ja reagoi ndaj ministrit Arbër Ademi në lidhje me testin PISA

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH) sot ka reaguar pas konferencës së Ministrit të arsimti dhe shkencës, Arbër Ademi në lidhje me rezultatin nga testimi PISA, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia e Veriut e zë pozitën e 67 prej gjithsej 79 shteteve që janë testuar dhe ai lavdërohet me rritje të rezultateve. Nëse Maqedonia e Veriut krahasohet me shtetet e rajonit, atëherë do të konstatojmë se fëmijët në Maqedoninë e Veriut kanë dalë më keq se Bosnja, Bullgaria, Serbia ose Qiproja”, deklarojnë nga ASH-ja.

Aleanca komentoi edhe tendencën e ministrit për të përvetësuar meritat për këtë përmirësim të rezultateve te testimi PISA.

“Shprehim brengën tonë për rezultatet shumë të dobëta të arritura nga nxënësit në Maqedoninë e Veriut. Përkujtojmë se nuk është sukses nëse në të gjitha kategoritë e testimit Maqedonia e Veriut është ndër mesataren e arritur. Nuk mundet të jetë sukses nëse herën e parë kemi marrë notë të dobët, pra jo kaluese, në terminologjinë shkollore notë “njësh”, tani përsëri kemi marrë notën e njëjtë “njësh”, por kësaj radhe del ,,docenti” pa fije turpi dhe lavdërohet se kemi marrë nja disa pike më tepër“, theksojnë nga ASH-ja.

Partia opozitare pas kritikave të shumta për problemet në arsim, paralajmëruan se do të dalin me programin e tyre për arsim.

LEXO: Testi PISA, nxënësit e shkollave të RMV-së në vendin e 67 prej 79 vende, kinezët të parët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button