Meta do të dekorojë njësitet ushtarake e policore të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë, transmeton KlanKosova.

Gjatë qëndrimit të tij ai do të shkojë për ngushëllime tek familja Abazi që humbi dy anëtarët e saj nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Meta do të dekoroj njësitet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës, për ndihmën e dhënë pas tërmetit.

Poashtu kreu i shtetit shqiptar do të nderoj edhe njësitë tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës.

Ceremonia e ndarjes së dekoratave fillon nga ora 11:00 në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button