Komuna e Tetovës nesër hap dyert për qytetarët, do të diskutohet për buxhetin

Nesër (4 dhjetor) me fillim në ora 14:00 në hapësirat e Komunës së Tetovës, qytetarët do të kenë mundësi të propozojnë projekte si dhe të informohen për atë se ku janë planifikuar të harxhohen paratë e tyre për për vitin 2020, transmeton Portalb.mk.

Gjatë këtij takimi dhjetë sektorët e Komunës së Tetovës do të prezantojnë propozim projektet për vitin e ardhshëm si dhe mjetet financiare për të njëjtat në buxhetin e viti 2020.

Qytetarët do të kenë hapësire të diskutojnë propozim buxhetin, të japin ide, dhe propozim projekte duke i prioritizuar nevojat e qytetit në bashkëpunim me komunën e tyre.

Ky projekt realizohet nga organizata joqeveritare Democracy Lab.Ditë e hapur me Komunën e Tetovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button