Policia dha detaje për shpërthimin e zjarrit në Prishtinë

Rreth orës 16:20 një zjarr ka shpërthyer në një serrë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Rreth orës 16:20 është raportuar se ne rrugën “Fehmi Agani” është duke u djegur një serrë”. Njësia policore menjëherë ka shkuar ne lokacion si dhe janë njoftuar njësia e zjarrfikëseve. Sipas njësisë ne atë lokacion nuk ka pas rrezik megjithëse 2 vetura kane qene ne afërsi mirëpo zjarrfikëset kane arritur shume shpejt dhe kane reaguar”, ka thënë Hoxha.

Akoma nuk dihet shkaktari i këtij zjarri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button