MShIA do të shkëmbejë përvojat e digjitalizimit me Agjencinë financiare të Kroacisë

Ministria për shoqëri informative dhe administratë sot dhe nesër do të jetë nikoqire e delegacionit të Agjencisë financiare (FINA) nga Republika e Kroacisë që do të përbëhet nga drejtues në fushën e teknologjive informative-komunikuese, shërbimet publike dhe për çështje organizative e juridike, transmeton Meta.mk.

MShIA informon se qëllimi i vizitës është prezantimi i sistemeve horizontale të cilat kjo ministri, tashmë është duke i zbatuar, me kërkesë të FINA, prej ku kanë shprehur interes për të mësuar e pastaj t’i transmetojnë edhe në Kroaci përvojat nga Maqedonia në fushën e digjitalizimit.

Vitet e fundit kemi vendosur që me financa ndërkombëtare, kryesisht me IPA-fonde, të investojmë në digjitalizim të sistemit dhe më në fund, pas dy-tre vitesh planifikime, strategji, realizime, instalime ndërtuam komplet platformë dhe me këtë nuk mendoj vetëm në Portalin kombëtar për e-shërbime, por edhe për regjistrin e popullsisë, Katalogun e shërbimeve”, tha ndër tjerash Mançevski, duke shtuar se shërbimet elektronike vitin e parë do të dedikohen vetëm për qytetarët, ndërsa sipas planit vitin e ardhshëm ato të zgjerohen edhe për bizneset.

Punonjësit e MShIA i prezantuan projektet si Platforma kombëtare për interoperabilitet, Katalogun e shërbimeve administrative, Regjistrin e shërbimeve me udhëzime, kornizën ligjore dhe proceset për plotësim të shërbimit, si dhe Portalin kombëtar për e-Shërbime dhe Regjistrin e popullsisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button