Ekipi turk pas Xherdan Shaqirit

Galatasaray e ka rikthyer interesimin për Xherdan Shaqirin, transmeton KlanKosova.

Gjiganti turk e kishte kërkuar mesfushorin kosovar edhe disa vite më parë, ndërsa tash synon ta shfrytëzojë pakënaqësinë e përfaqësuesit zviceran tek “Reds”, ku ka përfunduar në bankinë.

Klubi nga Stambolli është i gatshëm ta bëjë një ofertë të kënaqshme për kampionin e Evropës që t’ia shesin futbollistin anësor.

Kontaktet në mes të klubeve nuk kanë nisur ende, por ato mund të fillojnë në javët në vazhdim, pak para fillimit të afatit kalimtar të janarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button