ASH: Në spitalin e Kërçovës, në vend se të shërohesh, mund të marrësh sëmundje

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e punimeve në godinën e Spitalitet të qytetit, transmeton Portalb.mk.

“Ndodhemi përpara godinës së Spitalit të qytetit të pa përfunduar, në emër të të cilit banorët e kësaj ane mashtrohen gati 3 dekada duke mos e përfunduar së ndërtuari që të jetë funksional”, deklarojnë nga ASH-ja.

Nga Aleanca bëjnë të ditur se hapësira rreth spitalit tashmë është shndërruar në strehimore për qentë endacak, ambienti ku mund të marrësh sëmundje.

“Vetëm për ta rikujtuar BDI-në që spitali i Kërçovës është dashur të kryhet që në vitin 2015 kur edhe e patët premtuar si projekt kapital ne fushatën e zgjedhjeve te 2013-ës”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Sipas ASH-së, gjendja e këtij spitali është e njëjtë që nga viti 2013-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button