“Të harruarit” e tërmetit të 21 shtatorit jetojnë ende në çadra

9 familje në Lisaj të Belshit janë harruar në çadra për më shumë se dy muaj, pasi pallati ku jetonin u dëmtua dhe u shpall i pabanueshëm nga tërmeti i 21 shtatorit. Por edhe pse të lënë pas dore, ata nuk e kanë sfiduar urdhërin për tu futur në shtëpi, duke shmangur kështu një tragjedi, transmeton OraNews

Ky pallat në Lisaj të Belshit u shpall i pabanueshëm pas tërmetit të 21 Shtatorit.

Banor: “Dolën jashtë. Erdhi inxhinieri e pa, erdhi Komuna, erdhi Bashkia. Erdhën të gjithë, e panë dhe na nxorën jashtë dhe jetojmë nëpër çadra”.

9 familjet që banonin aty u nxorrën nga shtëpitë me urdhër. Por dy muaj pas tërmetit ata thonë se janë harruar në çadra dhe tashmë po jetojnë në kushte ekstreme.

Banore: “Siç po shikon, po vuajmë. Po flejmë nëpër çadra. Jemi 9 veta në këtë shtëpinë që jemi këtu.Çfarë të them më?”

Por pavarësisht vështirësive ku po jetojnë këta banorë janë treguar të përgjegjeshëm dhe nuk e kanë sfiduar urdhërin për të qëndruar larg këtij pallati. Përndryshe do të rrezikonin tragjedi, ashtu sic ndodhi edhe në Thumanë.

Banore: “Nuk kemi se çfarë bëjmë. Jemi shumë të trishtuar dhe sidomos tani që ra edhe ky tërmeti jemi më keq”.

Dimri që tashmë ka nisur zyrtarisht ua ka vështirësuar jetesën, ndaj kërkojnë me ngulm zgjidhje.

Banor: Nuk e di se si do të zgjidhet puna jonë”.

Me shpresë të humbur, kjo familje ka përshtatur kasollen e bagëtive për të jetuar.

Banore: “Kasollen që kemi bërë për bagëti, e rregulluam një çik, e lyem dhe u futem këtu brenda. Kemi frikë të rrijmë atje lart (në shtëpi)”.

Ndihma e vetmë që këta banorë kanë marrë janë çadrat e siguruara nga Bashkia Belsh, të cilat pas më shumë se dy muajsh përdorim janë duke u prishur dhe nuk sigurojnë më mbrojtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button