Grupi mbi të cilin u gjuajt në Pallas, atë ditë ka qenë i kontrolluar për kokainë

Policia po vazhdon hetimet për sulmin e armatosur në hotel Aleksandar Pallas në Shkup dhe për zbulimin e identitetit të sulmuesve, të cilët shumë lehtë ishin afruar deri te hoteli dhe kanë gjuajtur me armë automatike në drejtim të pesë personave të ulur në lobin e hotelit duke komentuar me zë të lartë të thelluar në temën e bisedës, transmeton NovaTv.

Derisa po zgjatë periudha e hetimit nga MPB nuk ka të ngjarë se do të zbardhin detaje më konkrete, por kjo  vetëm do t’i forcojë thashethemet dhe informacionet e pakonfirmuara në lidhje me autorët, si dhe arsyet e sulmit. A është me të vërtetë ky incident i armatosur sulm ndaj ndonjë grupi të caktuar kriminal apo, krismat ishin vetëm mënyrë për të tërhequr vëmendjen? Edhe kjo do të dihet së shpejti, pasi inspektorët kanë dyshime për të gjitha versionet që këto dy ditë po lëshohen në publik.

PAS LIKUIDIMIT TË TRE VËLLEZËRVE AJETI, KOKAINËN E MORËN TË TJERË

-Grupi që ishte cak i sulmit e ka arritur qëllimin e tij pavarësisht nëse sulmi ishte me të vërtetë nga kundërshtarë apo në regjinë e tyre, komentojnë hetuesit që janë pjesë e kërkimit të autorëve, pasi për një grup i tillë është e rëndësishme të fitojë vëmendjen e mediave në mënyrë që të dërgojë mesazh për grupet e tjera me të cilat lufton për epërsi në tregun e zi. Ajo që policia e di me siguri është se shkaku incidentit është tregu i kokainës në Shkup dhe më gjerë.

Pas likuidimit të Xhelal Ajetit nga Haraçini në 2013, më herët edhe vëllait të tij Nexhmedin në 2005, si dhe vrasjes së vëllait të tij të dytë, Naimit, të cilit ia kishin prerë rrugën me makinë në rrugën Franklin Roosevelt në Shkup, grupe të tjera po e marrin epërsinë e tregut të narkotikëve.

Gjuajtjet e vazhdueshme me armë midis narko grupeve kanë qenë gjithmonë për mbizotërimin në treg ose për hesape të papastruara. Burime të NOVATV raportojnë  se grupi i sulmuar në hotel, dy ditë më parë, ka qenë i kombinuar, disa janë mbështetës të grupit të Sheval Muaremi të Grçeci, disa të grupit të Duqanxhikut. Por kush saktësisht ka gjuajtur drejt tyre? Ata në polici e kanë fajësuar të riun Ajeti, djalin e Xhelalit, përkatësisht nipin e Nexhmedinit dhe Naimit, i cili është ndër të fundit në grupin e Haraçinës, i cili, pas vdekjes së parardhësve të tij, të tre vëllezërit, nuk ka dominuar edhe më tej tregun e zi, ndërsa gjithnjë e më i pranishëm është bërë grupi i përzier nga Grçeci dhe Duqanxhiku. Kështu është sot.

POLICIA DHJETËRA HERË I KA NDALUAR TË SULMUARIT

Mediat për vite me radhë e kanë përmendur Orhan Bajramin si udhëheqës së grupit të  Dyqanxhikut, megjithëse ai ka mohuar të jetë anëtar i ndonjë bande. Ndërsa si kryesori për Gërçecin është Sheval Muaremi, grupi i të cilit ishte i njohur për operacionet me automjeti. Përkatësisht, shumë vetura të vjedhura përfundonin në Grçec.

Por, edhe pse të gjitha informacionet dhe gjurmët çojnë në të dy grupet, nga Grcec dhe Dyqanxhik si organizatorët kryesorë të tregut të kokainës, MPB nuk ka pasur kurrë ndonjë dëshmi të fortë për shitje të drogës nga këto grupe.

– Jo se ata nuk shesin, por janë gjithmonë vigjilent dhe kanë një skemë të vendosur seriozisht për të zbuluar të gjitha veprimet e policisë – komentojnë burimet e policisë.

Për shembull, disa herë është bërë kontroll në shtëpinë e Muaremit në Grçec , por për çudi edhe për inspektorët – ai kurrë nuk është gjetur në shtëpi e edhe më pak kanë mund t’i ishte gjejnë mallra të paligjshme. Kjo do të thotë se për çdo ndërhyrje policore bosët e drogës kanë marrë informacione paraprakisht, që të mund të strehohen ose ta fshehin drogën. Të mësuar se janë shënjestra e kërkimeve të policisë, dilerët me përvojë kanë vende ku e fshehin kokainën, ndërsa vendndodhjet shpesh ndryshohen. Në dy-tre vitet e fundit, thonë burimet tona, ky grup i dyshimtë për shitje të kokainës është ndaluar dhe kontrolluar nga policia më shumë se 10 herë, si automjete ashtu edhe në shtëpitë e tyre, por më kot. Pothuajse asnjëherë te ata nuk është zbuluar ndonjë sasi e konsiderueshme droge pikërisht për shkak të mbrojtjes që ata kanë nga disa struktura  policore. E njëjta gjë ndodhi edhe këtë fundjavë kur pat një shkëmbim të shkurtër me armë zjarri në Aleksandar Palas. Policia fillimisht kontrolloi disa nga sulmuesit dhe më pas u nis për në hotel. Madje edhe të shtunën në mbrëmje, disa orë para se të gjuhet mbi personat, nga hoteli e kishin thirrur policinë për shkak se kishin qenë të pasjellshëm dhe të zëshëm. Por pasi i ka legjitimuar, policia është larguar, mbase duke e ditur se për çfarë personash të rrezikshëm bëhet fjalë. Ata kishin mbetur në Palas e pastaj kishin ndodhur të shtënat.

Përndryshe, sipas njohurive të policisë, dilerët kur bartin sasi më të mëdha të kokainës, ata nuk e bartin me vete, sepse atë e bartin ndihmësit e tyre të rinj në ndonjë automjet tjetër, dhe në të tretën ata gjithmonë mbajnë armë në mënyrë që të mund të luftojnë përsëri nëse ndodhë që të ketë gjuajte me policinë, ose një bandë tjetër kundërshtare.

A ISHTE SULMI I VËRTETË APO I INSKENUAR ?

Kërkimi fillestar i policisë për autorët dhe motivet e sulmit ka përcaktuar disa elementë të dyshimtë dhe prandaj MPB-ja po heton nëse personat e përmendur nga Haraçina kanë qëlluar me të vërtetë, nëse Ajeti i ri ka aq guxim të lajë hesapet në një grup shumë më të fortë se ai? Sipas praktikës policore kur sulmuesit zjarrin pushkë automatike me qëllim për të vrarë dikë, ata qëllojnë me breshëri dhe i boshatisnin të gjitha plumba, përveç nëse ia kanë dalë të qëllojnë saktësisht qysh në fillim, e disa herë vendosnin magazinë tjetër për të vazhduar me zjarr ndaj kundërshtarin, por kësaj radhe nuk ishte kështu – nuk u shkrep as edhe një magazinë.

Burimet tona komentojnë se sulmuesit nuk ishin frikësuar nga revolja e policit që kishte qenë së bashku me personat e sulmuar, sepse derisa ai kishte dalë për të gjuajtur, ata kishin qenë duke u larguar. Edhe Tuaregu i djegur në rrethinën e Haraçinës mund të përdoret vetëm për defokusim, përkatësisht që policia para kohe të mendojë se grupi i Haraçinës është prapa sulmit sepse automjeti është larguar në drejtim të atij fshati. MPB me siguri do të përpiqet të kapë të dyshuarit, ata të cilët theksohen si fajtorë, si Ajeti dhe miqtë e tij, për t’iu bërë atyre dorezë parafine, për të kontrolluar alibinë e tyre.

Disa versione të ngjarjes sugjerojnë teorinë se grupi i Haraçinës ka pas qëllim t’u dëshmonte kundërshtarëve të tyre se ata ishin shënjestër e lehtë, por hetuesit sqarojnë se likuidimet e tilla kryhen menjëherë, lehtë, me një qëllim, pa dërguar mesazh. Sipas tyre, nëse sulmuesit me të vërtetë kanë dashur të vrisnin dikë, atëherë ata ose do ta bënin atë në sallë ose do të takonin kundërshtarët e tyre duke dalë nga hoteli. Edhe nëse nuk ia kanë dalë të realizojnë qëllimin megjithatë do të kishte shumë të lënduar dhe dëme të mëdha materiale. Por le të mos i paragjykojmë autoritetet, ata do të duhet të bëjnë rikonstruktimin e ngjarjes para publikun për të deklaruar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë dhe kush dhe pse ka qëlluar në hotel. Si dhe të thonë se kush janë pretenduesit.

GRUPI I KOKAINËS ISHTE NJE, POR U NDA NË DY

Është e vërtetë që ka mos durim dhe hakmarrje me likuidimet e të dy grupeve, atij në Haraçinë dhe grupi i dyfishtë nga Grçeci dhe Dyqanxhiku për epërsi në tregun e narkotikëve. Shifrat e fitimeve janë të larta dhe pritet që të gjithë dëshirojnë të kenë rol mbizotërues. Në kushte kur në tregun e narkotikëve mbizotëron kokaina, në kurriz të heroinës që është zhdukur vitet e fundit, dilerët e narkotikëve bëjnë mijëra euro në ditë. Është pikërisht mbizotërimi i kokainës që e ka bërë këtë substancë në dispozicion për të gjithë.

Nëse vetëm disa vjet më parë thuhej se kokaina ishte drogë e shtrenjtë, zbavitje për milionerët, tani është një lodër për të gjitha shtresat sociale, për këdo që mund të ndajë mënjanë 50 euro për gjysmë grami. Numri i dilerëve të kokainës është rritur me shpejtësi në dekadën e fundit. Dhe formimi i rrjetit të narkotikëve filloi në vitet 1990, kur Xhelal Ajeti nga Haraçina dhe Agim Sherifi i kishin bashkuar forcat dhe filluan të rekrutojnë dhjetëra dilerë. Por pas dhjetë vitesh bashkëpunimi kungulli mes të dyve kishte plasë, kështu që ata ishin bërë rivalë në treg. Në vitin 2009 Agim Sherifi u gjet i vdekur në rrethana të paqarta. Që atëherë Ajet ka qenë shefi kryesor i narkotikëve derisa ai dhe vëllezërit e tij përfunduan të vdekur, të gjithë nga armë të zjarrit dhe më pas biznesin e drogës e marrin përsipër ata që ishin më me numër dhe më të fortë, ata nga Grçeci dhe ata nga Dyqanxhiku.

Përndryshe, Agim Sherifi është xhaxhai i Orhan Bajrami, i cili përmendet si një nga drejtuesit e grupit Dyqanxhiku dhe për këtë arsye dyshohet se ai, së bashku me persona nga Grçeci e ka bandën e tij.

Dhe në fund, për shumë njerëz është e paqartë përse një oficer policie ka qenë në shoqëri me bandë dilerësh. Burime të MPB-së sqarojnë se polici nuk ka qenë në detyrë, as nuk ka qenë i infiltruar si agjent për të zbuluar informacione në lidhje me rrjetin e drogës në Shkup. Ai thjesht ishte shok me atë të cilët duhet t’i ndjekë. Pistoletën zyrtare ka pas të drejtë ta mbante, ndërsa kishte reaguar kinse për shaka se shumë persona në hotel kishin qenë të rrezikuar.

Ai mund të shpëtojë nga Kontrolli i brendshëm pa u përgjigjur për shoqërimin me djemtë e rrezikshëm, por nëse ai, por edhe disa të tjerë janë policët  të cilët janë informatorët e dilerëve, duke penguar çdo veprim policor kundër kartelit të drogës në Shkup. Padyshim që incidenti ka hapur shumë dilema, por ajo për të cilën mund të jemi të sigurt është se asnjë sulmues nuk do të zbulohet nëse gjykohet nga praktika se nuk janë pastruar sulme të armatosura mes bandave të drogës dhe ato herë pas here i kanë pastruar hesapet me armë nëpër rrugë, pak për epërsi biznesi, pak për gjakmarrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button