Ambasadorja e SHBA-së në Shkup: migrimi luftohet me krijimin e mundësive për të rinjtë

E vetmja mënyrë për të luftuar migrimin nga të rinjtë është të gjenden mënyra për të krijuar mundësi në Maqedoninë e Veriut, potencoi ambasadorja e SHBA-së sot gjatë një ligjërate në Universitetin e Tetovës, rektori i këtij Universiteti tha se me vizitën e ambasadores hapet zyrtarisht agjenda e shënimit të 25 vjetorit nga themelimi i UT-së, transmeton Portalb.mk.

Sot në hapësirat e Universitetit të Tetovës ambasadorja amerikane Kate Brynes zhvilloi një bisedë me studentët pjesëmarrës në këtë bashkëbisedim, ajo mes të tjerash u dekorua nga rektori i Universitetit të Tetovës me një certifikatë si mirënjohje për bashkëpunimin 25 vjeçar të SHBA-ve me Universitetin e Tetovës.

Ambasadorja amerikane komentoi zhvillimet e fundit, ajo u shpreh e kënaqur ku sipas saj më në fund edhe flamuri i Maqedonisë së Veriut valëvitet afër atij të SHBA-së dhe NATO-s në Samitin që zhvillohet aktualisht në Londër.

“Aktualisht në Londër krerët e NATO-s po zhvillojnë takim ku është hera e parë që e kemi parë flamurin e Maqedonisë së Veriut të valojë afër atij të SHBA-ve the NATO-s si dhe mundësia e shkëlqyer që ju është dhënë krerëve të këtij shteti që të ulen në të njëjtën tavolinë me ata të NATO-s, kjo është e rëndësishme sepse ne tanimë nuk jemi vetëm partner, por aleat” theksoi Kate Brynes.

Brynes u pyet nga të rinjtë për atë se çfarë mendon për migrimin masiv e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, ajo tha se e vetmja mënyrë për ta ndaluar këtë është “Krijimi i mundësive në këtë shtet”.

Për rektorin e Universitetit të Tetovës kjo vizitë nuk është thjesht për një ligjëratë mirëpo edhe fillimi zyrtar i agjendës për shënimin e 25 vjetorit të këtij Universiteti, që sipas tij vizita e ambasadores pikërisht në këtë muaj është nder i veçantë.

“Vizita e ambasadores bëhet në një kohë të veçantë, sepse dhjetori është muaji i themelimit të UT-së, është muaji i përvjetorit të këtij institucioni tashmë të dëshmuar për veprimtarinë arsimore shkencore, sot me këtë aktivitet të rëndësishëm e fillojmë agjendën zyrtare të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të UT-së, me ç’rast e rikonfirmojmë bashkëpunimin 25 vjeçar mes UT dhe SHBA-ve, ne jemi mirënjohës të SHBA-ve për angazhimin e tyre në Universitetin tonë” theksoi Vullnet Ameti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button