Këta persona të famshëm që ju të gjithë i njihni rekomandojnë 5 librat që u ndryshuan jetën

Librat mund të bëjnë mrekulli për mirëqenien tonë. Nëse jeni në kërkim të një leximi të ri frymëzues, shikoni këtë listë të zgjedhjeve të disa prej personave me më shumë influencë në botë, si në biznes, politikë, në jetën shoqërore, etj, shkruan Class. Ata pohojnë publikisht se pas leximit të këtyre pesë librave, diçka ka ndryshuar në qenien dhe në jetët e tyre…Let t’i zbulojmë bashkë!

1

Bill Gates
Bill Gates
“Udhëzuesi i hapësirës drejt mendjes dhe meditimit” nga Andy Puddicombe. “Nëse dëshiron të provosh meditimin për veten tënde, një mënyrë e mirë për ta lehtësuar atë veçanërisht nëse je aq skeptik sa isha unë është të marrësh një kopje të librit të Andy-t”, u shpreh miliarderi i famshmës. Autorin e librit e cilëson një tregimtar të mençur që ofron shumë metafora të dobishme për të shpjeguar konceptet potencialisht të ndërlikuara, gjë që e bën librin një lexim të lehtë e të këndshëm.

2

Jeff Bezos
Jeff Bezos
“Mbetjet e ditës” nga Kazuo Ishiguro “Nëse lexoni këtë që është një nga librat e mi të preferuar, do të ndryshoni konceptin e të menduarit. Unë thjesht kam kaluar 10 orë duke jetuar një jetë alternative dhe kam mësuar diçka për jetën dhe për keqardhjen”, tha ai për “Newsweek”.

3

Barack Obama
Barack Obama
“Një martesë amerikane”! Një roman nga Tayari Jones Ish-Presidenti i SHBA-ve shkroi në lidhje me këtë roman në Facebook, duke e quajtur librin “një portretizim në lëvizje të efekteve që ka një bindje e gabuar mbi një çift të ri afrikano-amerikan.”

4

Michele Obama
Michelle Obama
“Dhëmbë të bardhë” nga Zadie Smith “E kam lexuar vite më parë, por e zgjodha përsëri kohët e fundit, sepse vajza ime Malia është një fanse e madhe e Zadie dhe punës së saj. Më pëlqen mënyra se si historia gërsheton aq shumë forca të ndërlikuara dhe të fuqishme që ndikojnë në jetën tonë dhe marrëdhëniet tona, familjen dhe prindërimin, fenë dhe politikën dhe shumë më tepër. Plus, ka shumë batuta. Unë i dua librat që më bëjnë të qesh çdo herë ”, tha Obama për “New York Times”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button