Shefi i OKB-së shpalosi tri objektiva për çështjen e klimës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paraqitur tri objektiva kryesore që duhet të arrihen deri në fund të shekullit, për të lehtësuar efektet e ndryshimeve klimatike.

Duke folur në samitin dy-javor të klimës në Madrid, Guterres tha se emetimet e gazit serë duhet të ulen në 45 për qind, deri në vitin 2030-ë, transmeton REL.

Deri në vitin 2050, sipas tij, duhet të arrihet neutralizimi i karbonit sa i përket përdorimit të qymyrit dhe gazit.

Duke theksuar nevojën që vendet të shtojnë përpjekjet në këtë drejtim, Guterres tha se, së treti, rritja e temperaturës globale duhet të arrijë kufirin në 1.5 gradë Celsius deri në vitin 2100.

“Ne duhet të zgjedhim midis dy rrugëve, atë të dorëzimit duke lënë që urgjenca e klimës të rrezikojë të gjithë në këtë planet – ose rrugën e shpresës, zgjidhjes së qëndrueshme dhe të suksesshme”, tha Guterres.

Rreth 50 liderë botërorë po marrin pjesë në samit, në kuadër të të cilit synojnë të përfundojë rregullat për zbatimin e paktit të klimës, të arritur në Paris më 2015.

Ky pakt përfshin angazhimet e vendeve për të zvogëluar emetimet e tyre të gazrave serë.

Shtetet e Bashkuara, kontribuesi i dytë më i madh në botë i gazit serë, ka dërguar një ekip diplomatik në samit, por asnjë zyrtarë të lartë të administratës së presidentit, Donald Trump.

Gjatë 10 viteve, katastrofat e nxitura nga ngrohja globale si ciklonet, përmbytjet dhe zjarret, detyruan më shumë se 20 milionë njerëz në vit të largohen nga shtëpitë e tyre, thuhet në të dhënat e organizatës bamirëse britanike Oxfam.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button