fbpx

RMV, biznesmeni Kiçeec është dënuar me 3 vjet burg për rastin “Reket”

Biznesmeni, Zoran Milevski – Kiçeec është dënuar me 3 vjet burg, pasi që dje në seancën gjyqësore për rastin “Reket” e ka pranuar fajin. Aktgjykimi është kumtuar sot në Gjykatën penale, ndërkaq Kiçeec ka marrë pjesë në publikimin, njofton Portalb.mk.

Kiçeec, ndër vite ka qenë bashkëpunëtor i Orce Kamçevit.

Kiçeec përndiqet u akuzua veprën penale “Pranim të dhuratës për ndikim të paligjshëm sipas nenin 359 paragrafi 7, për çka parashikohet dënim prej 1 deri në 10 vjet.

Gjykimi për Bojan Jovanovskin dhe Katica Janevën vazhdon, pasi që të njëjtët janë shprehur se ndjehen të pafajshëm. Seanca e radhës për “Reket” mbahet më 6 dhjetor, ku do të dëshmojnë Orce Kamçev dhe bashkëshortja e tij, Ana Kamçeva.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

LEXO: RMV, biznesmeni Kiçeec është dënuar me 3 vjet burg për rastin “Reket”
LEXO: Rasti “Reket”

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close