Buçkovski: Këshilli Gjyqësor është përbindësh

“Në vitin 2005 kur e formuan Këshillin Gjyqësor, kështu siç është sot dhe e lëshuam zgjedhjen e gjykatësve në Kuvend, duke dëshiruar ta garantojmë pavarësinë, u tregua se ajo që funksionon në Bullgari ose Rumani, te ne nuk funksionojë. Ne krijuam përbindësh. Këshilli Gjyqësor është përbindësh. Këshilli Gjyqësor deri më tani duhej që t’i eliminojë të gjitha ata gjykatës të cilët kanë realizuar aktgjykime të porositura”, thotë për Slloboden Peçat profesori dhe ish kryeministri Vllado Buçkovski, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, pushteti ka lëshuar mundësi në fillim të mandatit përpara dy vite e gjysmë ta realizojë premtimin e saj për rizgjedhje të përgjithshme të gjykatësve.

“Sistemi që e ka vendosur në gjyqësor ministri i Drejtësisë Manevski, duhej që të demontohet menjëherë. Tani kjo mund të jetë vetëm folklor parazgjedhor. Më nuk ka kohë për veting. Veting do të ketë nëse fiton ky koalicion i udhëhequr nga LSDM bashkë me BDI-në, pasi që me thënë të vërtetën BDI nën impresion të asaj që ka ndodhur në Shqipëri, të parët për veting”, thotë Buçkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button