Windows 8 Store bën 20 mijë aplikacione

Microsoft ka kaluar edhe një rekord në dyqanin e saj të aplikacioneve, Windows 8 Store, me të cilin ka arritur në më shumë se 20.000 aplikacione të cilat tani janë në dispozicion për shkarkim, që domethënë se në këtë dyqan virtual janë shtuar më shumë se 7000 aplikacione gjatë dy javëve të fundit.

Nga gjithsejt 20.000 aplikacione në Windows 8 Store, më shumë se 18.000 janë në dispozicion për shkarkim pa pagesë, ndërsa 13.000 prej tyre janë valide për përdoruesit amerikan, 14.000 për ata të Kanadasë, dhe 11.000 për britanikët.

Sipas këtij trendi, Microsoft mund të arrijë objektivin e saj prej 30.000 aplikacioneve deri në fund të vitit, pasi që rritja ditore është rreth 500 aplikacione në ditë.

Do të jetë interesante të shihet rritja e dyqanit të Microsoft pas një viti, pasi që shumë zhvillues të aplikacioneve tashmë janë orientuar edhe kah Windows 8 Store./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button