Dekada e fundit pritet të jetë më e nxehta në histori

Shkencëtarët janë “pothuajse të sigurt” se temperaturat mesatare nga viti 2010 deri më 2019 përbëjnë dekadën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

Shifrat paraprake, të publikuara nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, sugjerojnë se ky vit do të jetë viti i dytë ose i tretë më i ngrohti në histori, transmeton REL.

Nëse ky ritëm vazhdon, periudha 2015-2019 do të përfundojë si periudha më e nxehtë pesëvjeçare.

Kjo nxehtësi “e jashtëzakonshme” globale është nxitur nga emetimet e gazrave serë, tha Organizata Botërore e Meteorologjisë.

Sipas raporteve të ndryshme, shumë pjesë të botës përjetuan nivele të pazakonta të ngrohtësisë këtë vit.

Amerika e Jugut, Evropa, Afrika, Azia dhe Oqeania ishin më të ngrohta se zakonisht, ndërsa shumë pjesë të Amerikës së Veriut ishin më të ftohta se zakonisht.

Dy valë të mëdha të nxehtësisë e goditën Evropën në qershor dhe korrik të këtij viti.

Më 28 qershor, Franca shënoi rekord të ri kombëtar prej 46 gradësh Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button