Testi PISA, nxënësit e shkollave të RMV-së në vendin e 67 prej 79 vende, kinezët të parët

Nxënësit e shkollave të mesme në moshë deri në 15 vjet të Maqedonisë së Veriut janë radhitur në vendin e 67-të në testimit ndërkombëtar PISA. Rezultatet sot i ka publikuar Organizata për Bashkëpunim Ekonomi dhe Zhvillim (OECD), njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, nxënësit e shkollave të meshme të RMV-së janë vlerësuar me 393 pikë për lexim, 394 për matematikë dhe 413 për shkenca natyrore. Testimi është zbatuar në 79 vende ose ekonomi.

Në vend të parë të listë së OECD-së është ranguar Kina, në vendin e dytë Singapori, në vendin e tretë Makao (Kinë) dhe Hong Kong (Kina). Nga vendet Evropian më e mira është Estonia, e cila është në vendin e 5, ndërkaq shtetet e rajonit të gjitha përveç Kosovës (75) janë ranguar përpara vendit tonë – Sllovenia (21), Kroacia (21), Serbia (45), Mali i Zi (52) dhe Bosnje dhe Hercegovina (62).

Vjen janë përfshirë rreth 5.500 nxënës të shkollave të mesme, gjegjësisht nga gjimnazet publike, të cilët kanë qenë të testuar në tre kategori. Programi ndërkombëtar për testim të diturive dhe shkathtësive të nxënësve ka filluar në vitin 2000 me qëllim që t’i vlerësojë njohuritë e nxënësve në shkencë, matematikë dhe arsim elementar.

RMV-ja, përpara katër viteve ka qenë e ranguar në fund të listës në botë, bashkë me Tunizinë, Kosovën, Algjerinë dhe Republikën Dominikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button