Janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në “Aleksandar Pallas”

Janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet të jenë ndër sulmuesit të cilët të shtunën pasmesnate, në hotelin “Aleksandar Pallas”, kanë gjuajtur ndaj 5 personave të cilët sipas të gjitha gjasave janë me dosje kriminale. Të arrestuarit janë marrë në pyetje në Stacionin e Policisë në Karposh, njofton Portalb.mk.

MPB nuk zbulon më shumë detaje, dhe thotë se bëhet fjalë për operacion të gjerë policor i cili vazhdon.

Ndryshe të shtunën në orën 03:35 është paraqitur se është gjuajtur me armë zjarri në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, ndërkaq në incident ashtu siç njoftojnë nga MPB, nuk ka të lënduar.

“Më 01.12.2019, rreth orës 00:35 është paraqitur gjuajtje me armë zjarri në hotelin Aleksandar Pallas në Shkup. Persona të lënduar nuk ka. Sipas të paraqiturës në restorantin e hotelit kanë qëndruar E.I. (21), E.I. (25), O.B. (35), K.I. (41) dhe L.Q. (25), tre persona kanë filluar të gjuajnë ndaj tyre. Atëherë L.Q., zyrtar policor i cili nuk ka qenë në punë, ka gjuajtur me armë nga pistoleta zyrtare ndaj tyre, pas së cilës ata janë larguar”, thonë për Portalb.mk nga MPB, duke shtuar se po punojnë në pastrimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button