Benitez: Cole dhe Lampard do të largohen

Menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez, ka pranuar se Ashley Cole dhe Frank Lampard sipas të gjitha gjasave do të largohen nga Stamford Bridge në fund të sezonit.

Dyshja me përvojë e Chelseat është cak i kërkimeve nga klube nga MLS dhe gjiganti francez PSG, ndërsa është Benitez ai që u tregua i sinqert.

“Unë mendoj se ata do të largohen. Unë nuk kam informacionet e nevojshme për t’iu treguar më shumë pasi do të jem këtu vetëm shtatë muaj dhe nuk pres të kem ndikimin në klub për tri vitet e ardhshme, por mendoj se largimet e tyre për momentin janë të pashmangshme”, ka deklaruar Benitez. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button