Shkaku i Handkes, dorëheqje nga Komiteti i Çmimit Nobel për Letërsi

Dy anëtarë të jashtëm të komitetit për Çmimin Nobel për Letërsi janë larguar të hënën nga ky komitet pasi kritikuan Akademinë Suedeze të goditur nga skandali.

Akademia 233-vjeçare u detyrua të prezantojë disa masa të reja pas një skandal seksual ku përfshihej burri i një ish-anëtareje. Gjendja u përshkallëzua gjë që bëri që të shtynte ndarjen e çmimit për vitin 2018.

Anëtarë të jashtëm u angazhuan për të ndihmuar komitetin Nobel në zgjedhjen e kandidatëve për çmime  gjatë votimit.

Autori Kristoffer Leandoer tha që po largohej sepse ai nuk kishte “as durim dhe as kohë” për të pritur që komiteti t’i përfundojë reformat e paralajmëruara.

“Akademia dhe unë kemi një këndvështrim tjetër me kohën, një vit është shumë i gjatë në jetën time dhe shumë i shkurtër në jetën e Akademisë,” shkroi ai në një artikull në Svenska Dagbladet.

Leandoer tha se vendimi i tij nuk ishte i lidhur me dhënien e çmimit 2019 për shkrimtarin e diskutueshëm austriak Peter Handke, për të cilin Akademia ka marrë kritika si brenda dhe jashtë vendit.

Mirëpo, anëtarja tjetër e dorëhequr, Gun-Britt Sundstrom, tha në një deklaratë të botuar në Dagens Nyheter se zgjedhja e Peter Handkes ishte bërë me interpretimin që “letërsia qëndron mbi politikën”, por ajo nuk e ndante këtë pikëpamje me Akademinë, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Handke është kritikuar shumë për portretizimin e Serbisë si viktimë gjatë luftërave në Ballkan dhe për pjesëmarrjen në varrimin e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq.

Akademia konfirmoi që Leandoer dhe Sundstrom ishin larguar nga komiteti Nobel, i cili deri sot ishte i përbërë nga katër anëtarë të Akademisë Suedeze dhe pesë anëtarë të jashtëm.

“Ne jemi mirënjohës për përpjekjen e rëndësishme që ata bënë gjatë vitit dhe tani po rishikojmë se si do të organizohet puna e Komitetit Nobel për Çmimin Nobel 2020 në Letërsi,” tha Mats Malm, Sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button