Shifrat e dhuruar deri tani nga të famshmit shqiptarë dhe figurat e biznesit

Janë të shumtë donatorët e huaj e shqiptarë, që kanë dhuruar shuma goxha të mëdha për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti, transmeton Revista Class.

Lista përfshin shtete, komuna, individë, biznese e organizata, secila me shumat përkatëse të deklaruara në media.

E ndërsa në diskursin politik ka shpërthyer debati mbi transparencën e donatorëve, nisur edhe nga takimi i pak orëve më parë mes kryeministrit Rama dhe Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, disa emra mund t’i përmendim me siguri për kontributin e tyre në rimëkëmbjen e të prekurve nga tërmeti.

Vullnet Sinaj, i cili është deputet i PS-së dhe aksioneri kryesor i Big Market ka vendosur të dorëzojë pagën e nëntorit për të ndihmuar familjet e dëmtuara. Veç rrogës, ai ka deklaruar se do të japë edhe 100 mln lekë të vjetër nga llogaria e tij personale.

“Big Market” ka qenë një ndër donatorët më të mëdhenj që ka qëndruar pranë shqiptarëve në këto momente jetike duke iu bashkuar thirrjes për të kontribuar në këto ditë të vështira, me dhurimin e plot 100 mijë eurove në llogarinë e krijuar për tërmetin.

Për të vijuar me emrin e dytë të listës së donatorëve të mëdhenj, duhet të përmendim atë të biznesmenit Shefqet Kastrati, i cili është solidarizuar me tragjedinë nga tërmeti që goditi Shqipërinë duke dhënë urdhër për të mos marrë asnjë pagesë nga askush që ka kaluar apo kalon nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.

Kastrati gjithashtu ka deklaruar dhurimin e 1.5 milionë eurove për familjet e prekura në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit.

Ne kemi krijuar një listë me dhuruesit më të mëdhenj që janë përfolur në media këto ditët e fundit, që prej tërmetit të 26 nëntorit.

Elvis Naçi deklaroi se shuma ka arritur në 2 milionë euro dhe se kjo shifër do të vijojë të rritet edhe më tej!

Megjithatë, në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, imami u shpreh se nëse nuk bëhen transparente donacionet, ai dhe gazetari Marin Mema do të largohen nga ajo tavolinë.

Fondacione+Kompani të tjera

Grupi Balfin (Samir Mane)– 1.2 milionë euro

“Fundjavë Ndryshe” (Arbër Hajdari) –1.7 milionë dollarë.

Soros, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë -500 mijë dollarë

“Salillari”-1 mln euro

Banker Petrolium-1 mln euro

EHW-200 mijë euro

Koncensionari i aeroportit “Nënë Tereza”-1 mln euro

Kompania “Gener 2”-ofroi ndërtimin e 20 apartamenteve ku do të strehohen plot 20 familje që kanë mbetur në qiell të hapur. Gjithashtu familja e Bashkim Ulaj ka njoftuar se do të kontribuojë edhe me 1 mln euro.

Dhoma e Avokatisë- 10 mijë euro

………………………………………………………

Shtete+Komuna

Kosova -500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Kuvendi Komunal i Mitrovicës- 20 mijë euro

Komuna e Prishtinës – 50 mijë euro për Shqipërinë

Bullgaria – 100 mijë euro

Azerbajxhani – 500 mijë euro

Maqedonia e Veriut-100 mijë euro

Turqia-Ndërtimi i 500 shtëpive për të prekurit nga tërmeti

Kroacia – ndihma monetare në vlerën e 134 mijë eurove

Emiratet e Bashkuara Arabe- 3 mln euro

Arabia Saudite- 10 mln dollarë

………………………………………………………………………….

Individë +Personazhet e njohur:

Behxhet Pacolli: 1 milion euro

Papa Françesku-100 mijë euro

Ardit Gjebrea -fitimet e festivalit “Kënga Magjike” që besohet se shkojnë mbi 100 mijë euro

Marin Mema dhe organizata “Rrënjët shqiptare” në SHBA – 1.3 mln dollarë

Ermal Fejzullahu-100 mijë euro

Bebe Rexha-100 mijë euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button