ASH: Falja e presidentit Ivanov nuk mund të vlejë

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës kushtetuese për nenin 11-a të ligjit për falje, transmeton Portalb.mk.

“Kujtojmë se, falja e vitit 2016 u vlerësua si jo kushtetuese në rend të parë pasi që personat të cilët Ivanov vendosi t’i falte nuk ishin të dënuar por vetëm të akuzuar. Në bazë të kërkesave të fundit të Gjykatës Kushtetuese duhet të kontestohet edhe falja e Ivanovit njëjtë sa mundësia për tërheqjen e vendimit që do të kishin rezultatin e njëjtë.
Gjithashtu kujtojmë se, falja në fjalë u tërhoq nga vetë presidenti Ivanov për shkak të jo kushtetutshmërisë dhe presionit që iu bë për këtë arsye, qoftë nga opinioni, faktori ndërkombëtar apo edhe njohësit e mirë të kësaj fushe!
Nga kjo mund të konstatojmë se Aleanca për Shqiptarët, vlerëson se falja e presidentit Ivanov nuk mund të vlejë qoftë vendimi i tij i revokueshëm apo i pa revokueshëm, për arsyet që i cekëm paraprakisht.”

Gjykata Kushtetuese është një hap para anulimit të të gjitha akuzave, hetimeve dhe proceseve gjyqësore që janë ngritur kundër ish zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët u amnistuan nga ish-Presidenti Gjorge Ivanov 12 prill 2016. Një muaj më vonë, Ivanov i revokoi amnistitë.

Nëse kjo nismë kalon në Gjykatën Kushtetuese, do të aktivizohen amnistitë që iu dhëna më shumë se 50 të dyshuarve, të pandehurve, dëshmitarëve në procedurat e PSP, për të cilat Ivanov atëherë arriti të mbledhin të dhëna, nga prokuroria e atëhershme e Marko Zvrlevskit, se kundër tyre ishim nisur procedura dhe i amnistoi.

Ish kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të brendshme Gordana JankulloskaMartin Protogjer, Mile Janakieski, Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Toni Jakimovski, Edmond Temellko, ish kryetarët e komunave Toni Trajkovski dhe Vlladimi Talevski, pastaj të gjithë anëtarët e njësitit alfa të akuzuar në “Tortura”, Bedredin Ibraimi, Menduh Thaçi, gjyqtarja Svetllana Kostova, ish-ministri Lupço Dimovski … si dhe i ndjeri Kosta Krpaç, por edhe Zarko Llukovski, i cili vdiq sot, janë ndër zyrtarët e akuzuar dhe të dyshuar t ë cilët ishin amnistuar. Gruevski dhe Jankulloska janë dënuar dhe Gruevski, Ibraimi, Mijallkov dhe Thaçi janë dënuar me burg, por asnjëri prej tyre nuk është në burg, të gjithë janë në procedurë të ankimimit.

LEXO: Deskoska: Kuvendi ta parandalojë abolimin e Ivanovit
LEXO: RMV, gjyqtarët kushtetues do të përpinë përsheshin që e bënë vetë
LEXO: “Ringjallja” e abolimit të paligjshëm i Ivanovit, Xhaferi: Seancë mund të caktohet pas 11 dhjetorit
LEXO: Po aktivizohen amnistitë e Ivanovit për Gruevskin, Jankulloskën, Mijalkovin, Janakievskin, Protogjerin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button