VV e LDK e mbaruan takimin me këta vendime

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshjen për formimin e Qeverisë, siç pretendonin ta bënin këtë të hënë, transmeton Koha.net.

E kanë lënë për një ditë tjetër që t’i vazhdojnë negociatat. Takimi mes Albin Kurtit e Isa Mustafës ka përfunduar pa epilog.

Albin Kurti i Vetëvendosjes megjithatë ka thënë se në negociata kanë pasur avancim.

“Por marrëveshje s’kemi. Sepse ka gjëra që nuk jemi marr vesh”, ka thënë Kurti në përfundim të takimit të sotëm.

E Mustafa, ka thënë se me Kurtin kanë pasur bisedë përmbajtjesore.

“Kemi pas pajtueshmëri sa i përket programit qeverisës. Sot nuk ka marrëveshje për koalicion por ka marrëveshje që të vazhdojmë të punojmë. Dallimet tona do ju tregojmë kur t’i përafrojmë”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button